U themelua shoqata maqedonase “PREGOR” në Pogradec

Në regjistrin e Gjykatës e rrethit gjyqësor në Tiranë është regjistruar edhe një shoqatë e Maqedonasve në Shqipëri. Bëhet fjalë për shoqatën”Pregor” e Maqedonasve nga Pogradeci. Kryetar i shoqatës është zgjedhur Petre Shkmbi (Spirovski).

– Gjykata e rrethit gjyqësor në Tiranë, më 27 nëntor 2013 ka miratuar kërkesën tonë për regjistrimin e shoqatës maqedonase “Pregor” . Qëllimi ynë si shoqatë do të jetë integrimi në institucionet në Shqipëri dhe ruajtja e identitetit tonë maqedonasë, kulturën, traditën, gjuhën dhe folklorin në Pogradec .” – tha Petre Shkmbi (Spirovski ) për gazetën Makedonium.

Në Pogradec egziston edhe dega e shoqatës “Prespa” dhe nga shoqata “Pregor” thonë se për integrim më të mirë në shoqërinë shqiptare të Maqedonasve në Pogradec, shoqata Pregor do të bashkëpunojë me degën e shoqates “Prespa”.

Në Pogradec ka një përqendrim të konsiderueshëm Maqedonas, një pjesë autoktonë, një pjesë nga rrethet e Ohrit dhe Strugës, një pjesë nga zonat e Prespës, Gollobordës dhe Gorës, nga f.Vrnik , zona e Devollit si dhe nga fshatrat e rrethit të Pogradecit, si f.Lin, f.Tushemisht etj. (Makedonium)