"Fiks - Fare", reportazh për Maqedonasit e varfër në zonën e Gollobordës

Kohë më parë, programi investigativ "Fiks-Fare" i televizionit Top Channel transmetoi një reportazh për fshatrat Gjinovec dhe Klenje, të banuara me popullsi maqedonase, në Komunën e Trebishtit, Gollobordë.

“Banorët e fshatit Gjinovec13 vjetë jetojnë pa energji elektrike për dy kilometra kabllo dhe 20 shtylla. Banorët gjithashtu ankohen se për shkak të kushteve të keqija për jetes, vitet e fundit ishin të detyruar të shprengulen në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Fshati nuk ka mjek, ambulancë, shkolla.” - transmeton televizioni.
Banorët për emisionin "Fiks-Fare" thanë se përpara në kohën e Enver Hoxhës jetohej më mirë, sepse kishte energji elektrike, mjekë, ambulance, kopsht dhe shkollë.
Në reportazh fshatarët e fshatit Klenje thanë për gazetarët e "Fiks Fare" se nuk kanë asnjë ndihmë nga ana e shtetit, blejnë me veresi, s’ka doktor, për ilaçe duhet të shkojnë të blejnë në Librazhd, ndërsa në dimër ndodhë një muaj të jenë të izoluar nga dëbora .
Golloborda është zona më e varfër në Shqipëri e cila gjendet në kufi me Maqedoninë, ku nuk ka rrugë të asfaltuara, furnizim me ujë , kanalizime, ambulant, shkolla. Deri përpara njëzet vjet në zonë banonin mbi 35.000 maqedonas, ndërsa për shkak të kushteve të këqija të jetesës pjesa më e madhe shprëngulen në brendësi të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe tani kanë mbetur rreth 12.000 maqedonas. (Makedonium)
(Për më shumë shihni videon)