AMIE: Telegram ngushëllimi për vdekjen e deputetit Sokol Olldashi

Partia Aleanca maqedonase për integrim europian ka shprehur ngushëllimin e saj për vdekjen e deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik.

Në telegramën e ngushellimiт thuhet:

Partia Aleanca maqedonase për integrim europian i shpreh ngushëllimet më të sinqerta famijles së deputetit Sokol Olldashi i cili humbi  jetën në një aksident tragjik.

Vdekja tragjike e deputetit Sokol Olldashit është një humbje e madhe për familjen e tij, Kuvëndin dhe demokracinë në vend.

U prehtë në paqe.” – thuhet në telegram.

Sokol Olldashi ka qënë deputet në 4 legjislativa, dhe dy herë Minister i punëve të Brëndshme dhe i Transportit. Sokol Olldashi ishte deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën e kuvendit të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe figurë e lartë e Partisë Demokratike. (Makedonium)