Pensionistët maqedonas nga Bilishti vizituan Ohrin

Njëzet pensionist maqedonas nga qytetin e Bilishtit, kohët e fundit vizituan qytetin e Ohrit, ku kishin mundësi ti vizitonin monumentet-kulturore dhe historike në Ohër, si Kalaja e Samuelit, kishën e “Shën.Pantelejmonit” në  Plaoshnik etj.

Elena Zorkalla, kryetare e Komitetit të Bilishtit të partisë Aleanca maqedonase për integrim europian dhe organizator i vizitës së pensionistëve për gazetën  Makedonium tha se prej kohësh pensionistët maqedonas nga Bilishti kërkonin nga  Komitetin e Bilishtit të partisë AMIE të organizojë një vizitë në Maqedoni.

“Pjesa më e madhe e pensionistëve maqedonas nga Bilishti për herë të parë e vizitonin Ohrin dhe Maqedoninë. Kaluan shumë mire në Ohër dhe u kthyen në Bilisht  me përshtypje të panumërta për Ohrin dhe Maqedoninë”, – tha Elena Zorkalla për gazetën Makedonium.

Paraprakisht Ohrin e vizituan edhe njëzet fëmijë maqedonas nga Bilishti.

Në Bilisht jeton një komunitet maqedonas i konsiderueshëm me origjinë nga fshati Vrnik , 5 km larg qytetin e Bilishtit. (Makedonium)