Konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen e ekosistemeve të Liqeneve të Ohrit dhe Prespës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nga 27 – 29 tetor 2013, në Strugë dhe në Pogradec (nën kujdesin e kryeministrave të të dy vendeve) organizuan  Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sistemi Liqenet e Prespës-Liqeni i Ohrit: Gjendja aktuale-probleme dhe perspektiva”.

Kjo konferencë kishte për qellim analizën dhe sintezën e problemeve të paraqitura deri më sot nga realizimi i projekteve të ndryshme (paraqitje nga grupe të përbashkëta studiuesish në rajon), orientimin e studimeve të reja sipas prioriteteve të paraqitura nga kjo konferencë dhe në bashkëpunim të plotë mes dy vendeve si dhe sensibilizmin e komunitetit shkencor dhe të politikëbërësve rreth problemeve të zonës.

 

Në konferencë morrën pjese ministrat e mjedisit të të dy vendeve, personalitete të shkencës të Shqipërisë e Maqedonisë, si edhe kërkues shkencorë të rajonit të Ballkanit dhe të vendeve të tjera, të cilët janë përfshirë në projektet studimore për zonën e Ohrit dhe Prespës.

 

Konferenca u mbështet shkencërisht dhe financiarisht nga “Projekti i Prespës” i Bankës Gjermane KfW.

 

Në fund të Konferencës u nënshkrua një Deklarat për prioritetet dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e gjithë rajonin.

Arian Merolli, kreu i Sekretariatit bilateral për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga ana shqiptare për gazetën Makedonium tha se kjo Deklarat u përgatit nga Akademitë dhe Sekretariatin bilateral si një angazhim të përhershëm të të dy vendeve për garantimin e mbrojtjes së ekosistemit dhe zhvillimin e qendrueshëm të liqeneve.

 

Konferenca dha një shtysë të re për kërkime të mëtejshme, por edhe për realizimin e  qëllimeve strategjike jo vetëm per mbrojtjen e liqeneve, por edhe në aspektin e zhvillimit të gjithë zonën si një rajon evropian. Të dyja qeveritë tani jane në pritje të rezultatit nga nominimin e rajonit të Ohër-Prespë si biodiversiteti i mbrojtur nga UNESCO. (Makedonium)