Është gjetur zgjidhje për makinerit ndërtimore për asfaltimin e rrugës tek pika e kalimit kufitar Xhepishtë – Trebishtë

Doganierët maqedonas në vendkalimin kufitar Xhepishtë – Trebishtë lejuan makineritë e para ndërtimore dhe automjetet e ngarkuar me materiale ndërtimor që do të përdoren për asfaltimin e rrugës nga vendkalimi kufitar Xhepishtë – Trebishtës – qendra e Komunës Trebishtë, zona e Gollobordës.


Firma fituese e tenderit për asfaltimin e rrugës nga pika e kalimit kufitar Xhepishtë – Trebishtë – qendra e fshatit Trebishtë, pati probleme në realizmin e ketij projekti për shkak të gjendjes së keqe të infrastrukturës rrugore të Gollobordës dhe rrugët e pa asfaltuara, qe nuk lejojnë transportin e makinerive të ndërtimit, pajisjeve dhe kamionëve me material ndertimi të nevojshme për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës. Mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë ka qenë makinerit e ndërtimit dhe kamionët të kalojne përmes pikës kufitare Qafthanë, të hyjnë në territorin maqedonas dhe përmes kalimit kufitar Xhepishtë – Trebishtë të ri-hyjnë në territorin shqiptar për të zbatuar tenderin.
Për ti ndihmuar Maqedonasit në Gollobordë dhe me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë drejtuar Doganën e Maqedonisë, Qeveria  e Republikës së Maqedonisë vendosi përkohësishtë të ndryshojë mënyrën e funksionimit të pikës kufitare Xhepishtë – Trebishtë.

Kjo pikë kufitare, u hap në maj të këtij viti, dhe ishte vetëm për trafik kufitar lokal të njerëzve dhe automjeteve .

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin, mbikëqyrjen doganore dhe kontrolin në piken e kalimit kufitar Xhepishtë – Trebishtë, i makinerive, pajisjeve, dhe kamionëve me materialet e ndërtimit të nevojshme për ndërtimin e rrugës, deri sa të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore.

Asfaltimi i kësaj rruge është në interes të Maqedonasve të komunës Trebishtë, sepse nga gjendja e keqe ekonomike dhe infrastruktura e dobët, Maqedonasit nga këtë zonë shkojne për pazar, punë, tregti dhe sherbim shendetesor në Dibër të Maqedonisë, ndërsa qyteti më i afërt në anën shqiptare është Peshkupija, 80 km larg, dhe deri atje nuk ka rrugë të asfaltuar.

Pritet asfaltimi i rrugës nga vendkalimi kufitare Xhepishtë – Trebishtë  deri në qëndër  të Komunës Trebishtë të përfundojë jo më vonë se marsi 2014. (Makedonium)