Korçë: 25 vjet bashkëpunim shqiptaro-gjerman, aktivitete festive

Në Korçë, në kuadër të 25 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillimin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve, u zhvillua një aktivitet, ku u paraqiten projektet në rajonin Korçë – Pogradec te mbështetur nga Qeveria Gjermane dhe ku morën pjesë ambasadori gjerman, Helmut Hoffman dhe drejtuesit vendorë të rajonit të Korçës etj.

Ambasadori Hoffman, pasi përmendi një sërë projektesh të zbatuara në Korçë, të cilat kapin vlerën 90 milion euro investime nga KFW, premtoi gjithashtu se rajoni i Korçës do të njohë edhe të tjera investime në fusha të ndryshme, të cilat do finacohen nga qeveria gjermane. Synimi i këtij projekti ka qënë edhe pajisja e njësive të qeverisjes vendore me kontenierë dhe kosha të rinj, ku përfshihen edhe koshat për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla të qytetit.

Në kuadër të këtyre premtimeve, ambasada gjermane dhuroi 17 mjete pastrimi, (kamionëve për mbledhjen e mbetjeve) për të gjitha njësitë vendore të qarkut të Korçës. Aktiviteti pasoi me një panair te Zona Këmbësore, i cili ishte organizuar nga GTZ Korçë me rastin e kësaj dite, e cila përkon edhe me ditën e SME-ve (Biznesi i vogël dhe i mesëm).

Parku Kombëtar i Prespës me organizatat e mbështetura të prodhuesve vendorë u paraqitën në një çadër dhe u vizituan edhe nga ambasadori gjerman Hoffmann.

Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman viziton çadrën e Parkut Kombëtar i Prespës

Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman viziton çadrën e Parkut Kombëtar i Prespës


Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet Bankës për Rindërtim (KfW) finacon një projekt kater vjecarë në Parkun Kombëtar të Prespës ne vleren e 2.500.000 euro. Ku projekt përbehet nga katër komponent si menaxhimin e masave mbrojtëse si dhe forcimin e kapaciteteve të administratës së parkut, menaxhimin e Qendrueshëm të Pyjeve dhe Kullotave, rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e komunitetit si dhe integrimin e Konceptit të Biosferës dhe koordinimin me programet e tjera në rajon. (Makedonium)