Maqedonasit e besimit myslimanë në Shqipëri festuan Kurban Bajramin

Maqedonasit e besimit myslimanë festuan festën e Kurban Bajramit, festën e dytë më të madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit. Me faljen e namazit, besimtarët filluan festimet tre ditore në të cilat respekti ndaj Allahut shënohet përmes sakrificës, therjes simbolike të kurbanit.

Nga festa e Kurban Bajramit në Shishtavec

Nga festa e Kurban Bajramit në Shishtavec

Dita për Maqedonasit e besimit myslimanë filloi me lutjen e mëngjesit, në xhamitë më të afërta. Pas lutjen e mëngjesit në xhami, sipas traditës, vizitohen varrezat.

Për festën është zakon sakrifica, therja simbolike të kurbanit, me të cilen i afrohen më afër Zotit. Mishi i shpërndahet të varfërve, të afërmit dhe fqinjët.

Në këtë ditë dyert e çdo shtëpie janë të hapur, përgatitet një drekë familjare dhe priten vizitorët të cilët shërbehen me bakllava dhe ëmbëlsira të tjera, duke uruar në familjet e tyre që të mbretërojë paqja, harmonia e begatia.

Në Shishtevec, në zonën e Gorës, Maqedonasit e besimit myslimanë tradicionalishtë festën e Kurban Bajramit e festun edhe me valle në qëndër të fshatit. (Makedonium)