Festivali i parë folklorik maqedonas “GORA 2013”

Shoqata maqedonase “Gora” në bashkëpunim me Unionin e Maqedonasve në Shqipëri më 12 tetor 2013, në orën 12, për herë të parë do të organizojnë Festivalin folklorik maqedonas “Gora 2013”, në fshatin Borje, zona e Gorës, Shqipëri.


Në festival do të interpretohen këngë autentike maqedonase dhe valle nga zona e Gorës.

Kryetari ishoqatës maqedonase “Gora”, Adnan Qejvani për gazetën Makedonium  tha se festivali është në interesin kombëtar për afirmimin kulturor të Maqedonasve nga Gora, Shqipëri.

“Këtë vit për herë të parë organizojmë Festivalin folklorik në Gorë, me këngë dhe valle autentike nga zona e Gorës. Ne do të përpiqemi që ky festival të bëhet tradicional. Ky festival ka një rëndësi të madhe për Maqedonasit në Gorë, sepse kjo është mundësia e vetme për të ruajtur vallet dhe kengët popullore maqedonase në Gorë.”- tha Adnan Qejvani për gazetën Makedonium.

Në festival pritet prani nga zona e Gorës nga Shqipëria dhe Kosova. Rajoni i Gorës është i ndarë në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në zonën e Gorës në Shqipëri ka nëntë fshatra të populluara me Maqedonas dhe ato janë fshatrat Zapot, Kosharishtë, Pakishtë, Orgostë, Crnelevë, Oroshek , Ocikle, Borje dhe Shishtavec. Në Kosovë, në zonën e Gorës ka njëzet fshatra të banuara me Maqedonas, ndërsa në zonën e Gorës në Maqedoni ka dy fshatra të banuara me Maqedonas. (Makedonium)