Meta – Karajanov: Forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në të gjitha nivelet


Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov. Ambasadori Karajanov i përcolli z. Meta letrën e urimit të Kryetarit të Asamblesë së Maqedonise z.Trajko Veljanoski me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu gatishmërinë e tij për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në të gjitha nivelet, veçanërisht në drejtim të marrëdhënieve ndër-parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Karajanov biseduan gjithashtu mbi thellimin e shkëmbimeve parlamentare dhe të ekspertizës ligjore, me fokus të veçantë në procesin e integrimit evropian të të dy vendeve dhe në drejtim të thithjes së investimeve të huaja. (Makedonium)