Мaqedonasit nga komunat e Shishtavecit dhe Steblevës i bëjne thirrje qeverisë të gjendet zgjidhje me tregun e patates

Në shtator dhe tetor në komunën Shishtavec, zona e Gorës dhe komunën Steblevë, zona e Gollobordës, zona të populluara me popullsi maqedonase, koha është për mbledhjen e patates. Këtë vit prodhimi është i mirë, por ajo që i frikëson Maqedonasit në këto zona, është se sa mund të shesin, sepse mundi mund tju ikë dëmë.

Mbledhja e patates ne Steblevë

Mbledhja e patates ne Steblevë

Në komunat Shishtavec dhe Steblevë, shumica e tokës është mbjellë me patate dhe të ardhurat kryesore të banorëve vijnë nga shitja e patates, edhe pse tregu është i limituar.
Në komunën Shishtavec çdo vit mbillen 250 hektarë patate, dhe prodhohen rreth 6.000 ton patate në vit.
Gjendja e banoreve është mjaft e vështirë, sepse baza ekonomike është e lidhur me pataten. Nga ana e shtetit nuk ka asnje ndihmë me subvencione per pataten ose të sigurohet tregu për pataten. Banorët në komunat Shishtavec dhe Steblevë mund të jetoninë më mirë në qoftë se kishin treg të sigurtë për pataten, e cila çdo vitë kalbet në kavaletat. Këtu dimri vazhdon për gjashtë muaj dhe banorët janë plotësisht të bllokuar.
Problem paraqet patatja e importuar nga Kosova, e cila është me e dobët në cilësi nga patatja e Shishtavecit dhe Steblevës, dhe e cila në treg shitet më lirë. Gjithashtu, edhe infrastruktura e dobët në Golloborde dhe Gorë, ku nuk ka rrugë të asfaltuara, rrugët jane gropa-gropa dhe kjo ndikon që tregetaret të mos vijnë këtu për të blerë. Shpeshë, tregëtarët pataten e Kosovës e reklamojnë si patate e Shishtavecit.

Mbledhja e patates ne Shishtavec

Mbledhja e patates ne Shishtavec


Maqedonasit e Shishtavecit për gazetën Makedonium thanë se tregu i patates edhe  këtë vite nuk është i sigurtë, dhe në qoftë se ata kishin një treg të sigurtë mund edhe ti shtonin parcelat me patate.
“Për shumë vite, na mbeti patatja pa shitur. E marrin nga Kosova. Por edhe rruga është shumë e keqe, me gropa dhe nuk vijnë këtu tregëtarët. “- tha Elmaz Balla per gazetën Makedonium.
Maqedonasit nga Shishtaveci dhe Stebleva i bëjnë thirje shtetit të sigurojë treg për pataten, ose të marrë masa për ndalimin e importit të patates nga Kosova, sepse kjo është e ardhura e vetme për mbijetesën e Maqedonasve në këto komuna. (Makedonium )