Eurodeputeti Vuljaniq: Do insistojë Shqipëria të zgjidhë problemin me të drejtat e minoritetit maqedonas

Eurodeputeti kroat dhe raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, tha se do të luftojë që minoriteti maqedonase në këtë vend të gëzojë të gjitha të drejtat dhe të trajtohet si minoriteti grek. Sipas tij, nuk mundet asnjë vend i cili dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian ti trajtojë ndryshe minoritetet.

“Në disa biseda që kam pasur deri tani me autoritetet shqiptare, e ngrita pyetjen për të drejtat e minoritetin maqedonas. Vështirë se mund të besoj se një problem i tillë ekziston, prandaj do insistoj dhe në të ardhmen për tu zgjidhur. Kjo është diçka që Shqipëria, në qoftë se nuk e ka zgjidhur, do të duhet ta zgjidhë. Për shembull, unë kam lexuar dhe dëgjuar në bisedat me autoritetet e Shqipërise që të drejtat e minoritetit grek janë zgjidhur në mënyrë të kënaqshme dhe natyrisht kjo duhet të bëhet edhe me minoritetin maqedonas,” – tha Nikolla Vuljaniq për agjensinë shtetërore maqedonase MIA.

Eurodeputeti kroat, beson se një nga çështjet kyçe që secili vend duhet të përmbushë përpara se të bëhet kandidat për anëtarësim në BE është pozita e minoriteteve kombëtare dhe fetare në vendin e tyre.

I pyetur se si do të detyrohen autoritetet shqiptare për ti dhënë të gjitha të drejtat minoritetin maqedonas në territorin e saj, sipas deputetit kroat, është e mundur, sepse integrimi europian ka mbështetje të madhe në Shqipëri, dhe autoritetet e udhëhequra nga Edi Rama, pa ndonjë problem mund të vendosin zbatimin e reformave, duke përfshirë reformën e njohjes së të gjitha të drejtat e minoriteteve, shpejt dhe të pavarur, sepse s’ka asnjë arsye përse të hezitoj, sepse ka mbështetjen e popullit.

Duke njoftuar se Parlamenti Europian do të miratojë një Rezolutë me rekomandim Shqipëria të bëhet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Vuljaniq, specifikon se Komisioni Europian, i cili është gjithmonë i kujdesshëm dhe duhet të jetë i tillë, do të vendosë disa kushte dhe jo menjëherë do bie dakord për të ndryshuar statusin e Shqiperisë. ( Makedonium )