Ambasadori Karajanov: Marrëveshje e përbashkët me Shqipërinë për respektimin e pakicave

Avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Republikën e Shqipërisë, si dhe të drejtat e minoritetit maqedonas, do të jenë ndër aktivitetet prioritare diplomatike të ambasadorit  të sapoemëruar  të Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov, i cili prezantoi platformën perpara anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikën e jashtme.

Përsa i përket minoritetit kombëtar maqedonas problem është njohja e të drejtave të tyre, i cila tha, është verejtje kryesor e BE-se dhe një prej kritereve për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Sipas tij, gabimi është bërë me Censusin e vitit 2011, ku i regjistruan vetëm 5.521 maqedonas, per të cilin ka ankes në Strasburg bashkë me minoritetin grek dhe vlleh.

– Qeveria e re e Edi Ramës do të duhet të kushtojnë më shume vemendje. Nëse gjërat lëvizin në këtë drejtim, në koordinim me institucionet në vendin tonë kam ndërmend të sugjeroj nënshkrimin e një marrëveshje për njohjen e të drejtave të pakicave, respektivisht, tha Karajanov.

Ai përmendi mundësinë e hapjes e një Qendre informative-kulturore maqedonase në Shqipëri dhe ditë konsullore në Pustec dhe Golloborde, ku jeton popullatë dominuese maqedonase.

 

Nga ambasadori Karajanov u kërkua për të vënë një nga prioritetet, njohjen e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga Shqipëria e cila është fqinj i vetëm përveç Greqisë, që nuk e ka njohur Maqedonin nën emrin e saj kushtetues.

Ambasadori maqedonas, Stojan Karajanov, nga Prishtina, më 1 shtator do të transferohet në Tiranë, ku do ta zëvendësoj Vele Trpevskin, i cili do të emërohet ambasador i Maqedonisë në Australi. (Makedonium)