Ish kryeministri çek Vacllav Kllaus ka thënë se ndjehet i tërbuar që çështja e emrit bllolkon Maqedoninë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ai thekson se ka qenë prezent në shumë debate edhe se marrëdhëniet mes dy vendeve shkon shkëlqyeshëm.
“Jam shumë i tërbuar që çështja e emrit e bllokon Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO. Kam marrë pjesë në disa debate edhe në BE, e posaçërisht në NATO si kryeministër dhe president i Çekisë dhe çdo herë hapur jam angazhuar për Maqedoninë.
Mendoj se tani për tani marrëdhëniet mes dy shteteve tona zhvillohen shkëlqyeshëm, posaçërisht në disa vitet e fundit si në plan politik ashtu edhe ekonomik dhe me të vërtetë janë shembull për marrëdhënie të mira mes dy shteteve mike. Kështu ka deklaruar ish kryeministri çek Vacllav Kllaus në intervistën për “Dnevnik”.
Në pyetjen nëse ai vlerëson se në Union mbisundon demokraci e vërtetë, Kllaus është decid – jo.
“Definitivisht jo. Ajo që kohëve të fundit është e pranueshme ose politikisht korrekte në Evropë është të flitet për deficit demokratik. Ky është termi që e shfrytëzojnë komisionarët evropianë. Por unë do të thosha se ky term –deficit demokratik – është vetëm eufemizëm, ndërrim i situatave për shkak se situata reale në Evropë është shumë më e rëndë.
Nuk mund të keni demokraci evropiane, demokraci aziatike ose demokraci afrikane. Për shembull, kriteret e Kopenhagës janë poenta të caktuara, të cilat duhet ti përmbushin shtetet e reja që dëshirojnë të hyjnë në klub”, thotë ish kryeministri çek Kllaus. (Makedonium)