Totozani: Minoritetet në Shqipëri ende nuk e kanë vendin që e meritojnë

Avokati i Popullit, Igli Totozani, pasi keto ditë dha mbështetje të plotë për minoritetet në Shqipëri për të arritur të drejtat e tyre, në një inervistë për TV Lobi, paraqiti pikëpamjen se minoritetet ende në shoqërin shqiptare nuk e kanë vendin që e meritojnë.

Igli Totozani

Igli Totozani

– “Në një shoqëri të tillë e cila sapo ka kaluar një situatë traumatike, diktatoriale dhe ka pak vite që është në tranzicion i cili po zgjat për fat të keq, është e rëndësishme ose pjesët që vuajnë më shume ata janë minoritetet. Ato janë grupet të cilët ende nuk e gjejnë vendin e tyre. Ne duhet të punojmë së bashku për një shoqëri që të mos ketë tensione , është e vështirë të arrihet ky objektiv, por kjo duhet të jetë qëllimi ynë. Dhe një shoqëri që s’ka tension është një shoqëri ku të drejtat dhe standartet ju jepen, ju njihen, ju respektohen dhe ju përmirësohen gjithmonë të gjtiha grupeve dhe të gjitha individeve të kësaj shoqerie.”- tha Totozani.

Më përpara në kuadër të Akademisë pesë-ditore të minoriteteve, e organizuar nga  Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, në Voskopojë, Totozani premtoi përmirësimin e të drejtave të minoriteteve dhe krijimin e një grupi pune detyra e të cilit do të jetë hartimin e një raport të veçantë mbi statusin dhe të drejtat e minoriteteve, i cili do ti dorëzohet qeverisë së re dhe parlamentit.

Televizioni përcjell dhe deklaratën e përfaqësuesit të Maqedonasve, Vasil Sterjovski, i cili thote se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga rekomandimet kryesore që Bashkimi Europian i kërkon Shqipërise për të marrë statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në BE.

– Nga 12 rekomandimet që BE i ka vënë Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat është edhe rekomandimi i 11-të i cili ka te bëjë me respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Shqipëria  rekomandimet e tjera i ka plotesuar ndërsa për rekomandimin e 11-të që lidhet në mënyrë specifike për të drejtat e minoriteteve, nuk ka bërë asgjë në këto vite.

Përkundrazi, kemi perkeqësim i te drejtave të minoriteteve sic ishte Censusi dhe heqja e kombësisë nga regjistrat e gjëndjes civile.

Me këtë raport ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë  ta marre statusin e vendit kandidatit në dhjetor, sepse ne jemi qytetarë loajalë të këtij shteti dhe jemi të interesuar për integrimin e Shqipërisë në BE,.”- tha Sterjovski. (Makedonium)