Aktivistët maqedonas të padëshirueshëm në Greqi

 

George Xhorxh Atanasovski

George Xhorxh Atanasovski

Greqia nuk lejon hyrjen në territorin e saj të aktivistëve maqedonas.
Së pari më 20 qershor u ndalua hyrja e George Xhorxh Atanasovski, i cili ka pasaportë amerikane dhe është një nga mbështetësit më të mëdhenj të aktiviteteve të minoritetit maqedonas në Greqi, Bullgari, Kosovë, Shqipëri dhe diasporën maqedonase. Arsyetimi nga dokumentin që ai mori është se përbënë një rrezik ndaj sigurisë kombëtare në Greqi. Për këtë rast ka reaguar Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Greqi. George Xhorxh Atanasovski shkonte në tubimin mbarëmaqedonas i cili po mbaheshe në fshatin Ovcariani ne Greqi.

Më 21 qershor hyrje në Greqi i është ndaluar edhe Tashko Jovanov dhe Aleksandër Georgiev, të dy aktivistë e Maqedonasve me preardhje nga Maqedonia e Egjeut.

Ndërsa më 27 qershor, nuk i lejohet hyrja në Greqi dhe kryetarit të komunës Pustec, Edmond Themelko edhe pse ka pasaportë shqiptare shërbimi.
Megjithëse Edmond Themelko shkonte në një takim zyrtar me kryetarin e komunës Prespë në Greqi, duke punuar në një projekt të përbashkët europian për bashkëpunim ndërkufitar, megjithatë nuk i është lejuar kalimin në pikën kufitare Mexhitli, ku i është dhënë të nënshkruajë një dokument në të cilin thoshte se mungonin dokumentët e duhura për të hyrë në vend . Themelko njoftoi se do të ankohet në ambasadën greke në Tiranë dhe institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri. (Makedonium)