Avokati i Popullit se bashku me minoritetet në Shqipëri do te krijojnë një grup të përbashkët pune, detyra e të cilit do të jetë përgatitja e një raporti të posaçëm për statusin dhe të drejtat e minoriteteve në Shqipëri dhe ky raport do t’i paraqitet parlamentit dhe qeverisë së re.
Këte e vendosën përfaqësuesit e minoriteteve në Shqipëri ne takimin me Igli Totozani, Avokati i Popullit në kuadër të Akademisë 5-ditore të minoriteteve që u organizua nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, në Voskopoj.
Vasil Sterjovski përfaqësuesi i minoritetit maqedonas në këtë takim për gazetën Makedonium tha se detyra e grupit të punës e përbërë nga përfaqësues të minoriteteve do të jetë përgatitja e një raporti mbi gjendjen e tanishme të minoriteteve në Shqipëri dhe kerkesat qe minoritetet kanë për përmirësimin e gjendjes së tyre në Shqipëri.
“Në dhjetor, Këshilli i Evropës duhet të vendosë nëse Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky raport do të jetë një presion shtesë mbi qeverinë e re dhe parlamentin, të cilat duhet të fillojnë ti përmirësojnë të drejtat e minoriteteve dhe deri në dhjetor të përmbushen disa nga kërkesat e minoriteteve dhe Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidatit. “- tha Vasil Sterjovski për gazetën Makedonium .
Nga 12 rekomandimet që Shqipëria duhet ti përmbushte për të marrë statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian, 11 rekomandime janë përmbushur, dhe vetëm një rekomandim që ka të bëjë me përmirësimin e të drejtave të minoriteteve nuk është plotësuar.
Kërkesat kryesore të minoriteteve jane: njohja e të gjithë minoriteteve, përgatitjen dhe miratimin e një ligji mbi minoritetet, nënshkrimin e Kartës Europiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, arsim në gjuhën amtare për minoritetet, mbështetje financiare për aktivitete të ndryshme të minoriteteve, ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku do të jetë e garantuar përfaqësimi në parlament i minoriteteve me vende të garantuara, etj. (Makedonium)