Nga Voskopoja, përfaqësuesit e minoritetit Maqedonas, Grek, Serbo-malezez, Boshnjak, Vlleh, Rom dhe Egjiptjan përmes një dekleratë të përbashkët i bënë thirrje qeverisë së re shqiptare të zgjidhë problemet e tyre në lidhje me të drejtat e minoriteteve dhe për të përmirësuar pozitën e tyre në Shqipëri.
Deklerata e Voskopojes e minoriteteve në emër të të gjithë minoriteteve përpara opinionit publik shqiptar e lexoi Elsa Ballauri, kryetare e Grupin Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.
Me këtë deklerat nga qeveria e re shqiptare kërkohet:
– Njohjen e minoriteteve në Shqipëri si minoritete kombëtare, konkretishte për këtë kërkojmë që minoriteti boshnjak, rom, egjitjan dhe vleh të quhen minoritete kombëtare dhe kjo të bëhet jo në rang zonash minoritare por në rang teritori. Në këtë rast kemi një problem me minoritetin maqedonas i cili ka dy zona të pa njojtura, Golloborda dhe Gora dhe kërkojmë që ato të quhen zona të minoritetit dhe të kenë të gjitha të drejtat që i takojnë minoriteteve
– Hartimi dhe aprovimi i ligjit të minoriteteve.
– Nënshkrimin i Kartës europiane për gjuhët minoritare dhe rajonale që shteti shqiptar në mënyrë të paqartë dhe papërgjegjshmërie e ka vonuar deri tani.
– Rishikimi i Kodit zgjedhor dhe përfaqesimi i minoriteteve në parlament me vende të garantuara.
– Rishikimi dhe garantimi me buxhet i strategjisë rome.
– Plotësimi i nevojave të edukimit të të gjitha minoriteteve në gjuhën amëtare.
– Respektimi rigoroz i cështjes së punësimit, edukimit dhe strehimit në komunitetin romë
– Hartimi i një strategjie të vecantë kombëtare për komunitetin egjiptjan në Shqipëri.
– Mbështetje financiare për aktivitet të ndryshme të minoriteteve.
– Riorganizimin e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve
Vasil Sterjovski nënshkrues i deklaratës nga minoriteti maqedonas për gazetën Makedonium tha se, nga 12 rekomandime që Shqipëria duhej të plotesonte për të marrë statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, 11 rekomandimet janë përmbushur, dhe vetëm një rekomandim që është lidhur me përmirësimi i të drejtave të minoriteteve nuk është plotësuar.
Kjo dekleratë përvec qeverisë shqiptare do të dërgohet tek të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me të drejtat e minoriteteve dhe ambasadat e huaja në Tiranë.
Kjo deklerat erdhi në fund të akademisë pesëditore që Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut e organizoi në Voskopojë me perfaqësuesit e minoriteteve në Shqipëri. (Makedonium)