Është promovuar grupi i parë i studentëve të gjuhës maqedonase në Tiranë

Në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u ndanë çertifikatat për grupin e parë të studentëve më të suksesshëm që përfunduan ciklin e parë të gjuhës maqedonase, njofton ambasada maqedonase në Tiranë.

Në eventin, me fjalim të përshtatshëm u drejtua pedagogu dr. Slavica Sviderska dhe për rëndësinë e lektoratit folën ambasadori Danço Markovski dhe Dekani i Fakultetit, Esmeralda Kromidha.

Përpara të ftuarve të pranishëm, në mesin e të cilëve ishte edhe prodekani Drita Rira dhe profesorë të tjerë, studentët lexuan poezi maqedonase, pas së cilës u ndanë çertifikatat.

Hapja e lektoratit në gjuhën maqedonase në Universitetin e Tiranës është e një rëndësie të veçantë për promovimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase në Shqipëri.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pjesëtarët e pakicës kombëtare maqedonase dhe përkushtimin e tyre për të ruajtur veçantinë e tyre etnike, gjuhësore dhe kulturore.

Ambasada në bashkëpunim me shoqërinë maqedonase “Sonce” dhe partinë e vetme maqedonase “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” do të vazhdojnë aktivitetet për fillimin e kurseve të gjuhës maqedonase në Fakultetin Filologjik në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, për të cilin është parashikuar një projekt/program.

©Makedonium