Në Pustec është promovuar libri “Prespa në rrugën e dijes” nga autori Cvetko Malevski

Në ambientet e gjimnazit “Trajan Gjorgjievski dhe Mitre Kolefski” në Pustec sot u promovua libri “Prespa në rrugën e dijes” nga autorit Cvetko Malevski nga Pusteci.

Në promovimin e librit morën pjesë kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, At Aleks Themelko dhe At Ropi Argjiri, si dhe mësues të dikurshëm dhe aktualë nga shkollat e Prespës.

Për librin folën Eftim Mitrevski, redaktor i gazetës “Prespa” dhe autori Malevski, i cili pothuajse tërë jetën e tij të punës si mësues e kaloi në zonën e Prespës.

Malevski theksoi se për shkrimin e këtij libri ka shfrytëzuar literaturën e botuar për shkollën në Pustec, shënimet e lëna në arkivin e shkollës në Pustec, veprat lerare të Sterjo Spasses, ditarin e mësuesit të parë Boris Malevski, kujtimet e pleqëve, të ish nxënësve të kësaj shkolle etj.

“Ideja për të shkruar këtë libër ka lindur më 21 dhjetor 2019, kur në Tiranë, partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, me iniciativën e Vasil Sterjovskit dhe Fote Nikollës, organizoi një konferencë shkencore me rastin e 75 vjetorit të arsimit në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri, ku mora pjesë me kumtesën time për mësuesin e parë Boris Malevski”, tha autori.

Sipas tij, zhvillimi i arsimit në Prespë mund të ndahet në tri periudha – periudha e parë fillon nga kohët e lashta deri në vitin 1924, periudha e dytë fillon nga viti 1924 deri në nëntor 1944 dhe periudha e tretë fillon nga nëntori 1944 e deri më sot.

“Në libër janë përfshirë të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontribut në arsimin në zonën e Prespës, mësuesit e parë të gjuhës maqedonase nga Maqedonia, arsimin në gjuhën amtare maqedonase në zonën e Prespës, si dhe për persona të dalluar që kanë mbaruar shkollat tona në Prespë dhe kanë pasur sukses në profesione të ndryshme në Shqipëri dhe në vendet e tjera ku kanë studiuar”, theksoi ai.

Malevski dëshiron që ky libër të shërbente si nxitje për studime të reja mbi arsimin dhe kulturën në Prespë.

“Jam i bindur se në të ardhmen mësuesit e kësaj shkolle do t’i rikthehen kësaj teme duke e pasuruar më tej me informacione të reja bazuar në hulumtimet e tyre. Dhe tani kemi të drejtën legjitime të krenohemi se flaka e atij pishtari që u ndez që herët në Prespë, ndriçon aq fort në ditët tona… Na duhet që kurdoher të ecim me hapin e kohës, në emër të vlerave”, tha Malevski.

Në promovimin e librit përshëndetën kryetari i bashkisë Pali Kolefski, kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, At Ropi Argjiri, drejtori i shkollës së mesme Trajan Vangjelofski, si dhe mësuesit Lazo Stojani dhe Ivan Terpo.

©Makedonium