Komuna Pustec në bashkepunim me komunën e Prespës nga Greqia kanë fituar një projekt të përbashkët nga BE-ja për vënien në funksion të një linjë anijesh me energji diellore në liqenin e Prespës. Projekti i BE-së synon shkëmbimin e turistëve e si rrjedhojë edhe një zhvillim të turzmit në zonën e Prespës, ndërsa në muajin korrik ky do të jetë nje realitet për turistët.
Projekti, është firmosur nga dy kreret e komunave Pustec në Shqiperi dhe ai i Prespës në Greqi ndërsa sipas kreut të komues Pustec, Edmond Themelko pritet te mbërrijne 3 anije me energji diellore nga Gjermania, dy prej të cilave do të jenë në funksion të Greqise dhe një në funksion të Shqiperisë.
Venia në zbatim e ketij projekti do të promovojë një prej zonave më të spikatura në rajonin e Korcës. Zona e Prespës mbetet një atraksion i vecantë në juglindje të vendit me resurse të shumta natyrore dhe tradita të vecanta. (Makedonium)