Sot në ambientet e Ambasadën maqedonase në Tiranë u mbajt takimi i parë i punës me lektoren e gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Slavica Sviderska.
Sviderska informoi në detaje për fillimin e punës së Lektoratit, interesin dhe numrin e studentëve, si dhe për planprogramin që do të zbatohet gjatë semestrit aktual. Ajo theksoi se mësimin i ndjekin 19 nxënës të nivelit fillestar A1, si dhe 3 nxënës me nivel më të lartë B2 të njohjes së gjuhës maqedonase. Posaçërisht theksoi qasjen pozitive dhe mbështetjen e dekanit Prof. Dr. Esmeralda Kromidha dhe prodekani për bashkëpunim ndërkombëtar Prof.Dr. Drita Rira.
Ambasadori Markovski, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u shpreh i kënaqur me aktivitetet e deritanishme, duke theksuar se Lektorati, përveç dimensionit shkencor, arsimor dhe kulturor, ka edhe rëndësi politike.
Ai në veçanti iu referua aktiviteteve programore të Ambasadës në sferën kulturore dhe arsimore gjatë vitit, duke ofruar përfshirjen e Sviderska në realizimin e tyre.
Posaçërisht theksoi datat e rëndësishme të ardhshme, 5 maji, Dita e gjuhës maqedonase dhe 24 maj, Dita e arsimtarëve sllavë të “Shën Kiril dhe Metodi”, si dhe organizimi i leksioneve dhe mbrëmjeve me poezi.
Në pjesën e popullarizimit të mëtejshem të Lektoratit dhe tërheqjes së dëgjuesve të rinj, Markovski foli për nevojën e organizimit të provimeve për personat e interesuar të bëhen përkthyes, duke pasur parasysh numrin e tyre jashtëzakonisht të vogël.
Bashkërisht u ra dakord që në takimin e ardhshëm të shkëmbehej një plan operativ për veprim të përbashkët.
©Makedonium