Qindra Мaqedonas, dhe përfaqësuesit politikë të Мaqedonasve në Shqipëri, në prani të ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Jankullovska dhe Noka festuan hapjen e pikës të kalimit kufitar Xhepishtë-Trebishtë.
Ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Flamur Noka dhe Gordana Jankullovska me 17 maj 2013 inauguruan pikën e kalimit kufitar në Xhepishtë-Trebishtë. Ministrja Jankullovska tha se hapja e kësaj pike erdhi pas kërkesës të qytetarëve të dy vendeve, ndërsa homologu nga Tirana vlerësoi se kjo pikë kufitare do të përmbushë të gjithë parametrat infrastrukturore.
“Sot morëm pjesë në hapjen solemne të pikës kufitare Xhepishtë-Trebishtë, sepse kjo ishte kërkesë e qytetarëve të këtij rajoni nga të dyja anët e kufirit. Kjo kërkesë qëndronte prej disa kohësh. Ne gjetëm forcën e përbashkët, me kuptim të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke i përmbushëm kërkesat teknike për të funksionuar kjo pikë kufitare. Hapja e kësaj pike kufitare do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të këtij rajoni”.
“Ne jemi të vendosur që do ta çojmë deri në fund. Ju patë segmentin e rrugës, por të jeni të sigurt që punimet vazhdojnë. Është një rrugë e cila është në proces e sipër për të filluar asfaltimin me gjitha parametrat evropiane, dhe shumë shpejt do kemi kënaqësinë ta inaugurojmë përfundimin e punimeve të saj”, tha Flamur Noka, ministër i brendshëm i Shqipërisë.
Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë, Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha në vitin 2008 kanë nënshkruar një marrëveshje për të hapur një kalim të ri kufitar, por ajo nuk mundi të zbatohej për shkak të vështirësive teknike. Një marrëveshje e re u nënshkrua në nëntorin e kaluar.
Banorët e komunës së Trebishtit në Shqipëri kanë kërkuar një kalim kufitar për më shumë se 20 vjet.
Ata thonë se njerëzit duhet të udhëtojne 70 kilometra për te kalimi më i afërt kufitar në Bllatë për të vizituar të afërmit e miqtë dhe për të bërë biznes përtej kufirit që është 4 km larg.
Nga kalimi veçanërisht do të përfitojnë 12,000 banorët vendas e do të ndalet procesi i emigracionit nga ky rajon për shkak të gjendjes së keqe ekonomike e infrastrukturës së dobët. Pak është investuar në 20 vjet në këtë pjesë të Shqipërisë ku jetojnë një numër i madh maqedonasish etnikë. Qyteti më i afërt është Peshkopia, 80 kilometra larg dhe nuk ka rrugë të asfaltuar për të shkuar atje.
– Vënia në funksion e këtij vendkalimi kufitar do të ndalojë emigrimin e maqedonasve nga këtë zonë e varfër të Shqipëri. Deri përpara njëzet vjet në këtë zonë jetonin mbi 35.000 Maqedonas, tani ka rreth 12.000, dhe nuk ka rrugë te asfaltuara, ujësjellësa, kanalizime, ambulanta, shkolla – thonë Maqedonasit e Gollobordës.
Partia maqedonase në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrim europian gjatë çdo takimi zyrtarë, me përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe maqedonase kanë lobuar për hapjen e këtij vendkalimi kufitar.
Nga pala maqedonase është shtruar rruga deri ne vendin ku do të hapet vendkalimi kufitar, ndërsa nga pala shqiptare infrastruktura rrugore është e dobët. Në fillim të këtij viti është tenderuar projekti për asfaltimin e rrugës dhe përpara nje muaji ka filluar asfaltimi i kesja rruge prej 4 km nga kufiri deri në qendrën e Trebishtitë. (Makedonium)
nie ke organizirame vo kratovo sredba za sitye makedonci od albanija,grcija,bugarija kosovo so srbija.pisete na borce56@freemail.com.mk koga ke dojdete da se organizira i da se veseleme i da se p[odpise dogovor za sorabotka i da videte kako nie ziveeme vo kratovo i vo site opstini vo makedonija.
ke postavime spomenik i vo kratovo i ke slavime za otvaranjeto na granicniot premin i za pobedata nasa makedonska.