OKB i kërkon sërish Bullgarisë garantimin e të drejtave të pakicës maqedonase

Bullgaria duhet të marrë të gjitha masat për të garantuar të drejtat e pakicave në territorin e saj, duke përfshirë pakicën maqedonase, si dhe për të hequr të gjitha barrierat për regjistrimin e maqedonasve, sipas raportit të fundit të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit të Kombeve të Bashkuara, ku kërkon që Bullgaria të marrë të gjitha masat për të inkurajuar aktivitetet e tyre dhe për të bashkëpunuar me minoritetet.

Raporti gjithashtu vë në dukje shqetësimin për pengesat e vazhdueshme dhe refuzimin e regjistrimit të shoqatave maqedonase nga Agjencia Lokale e Regjistrimit dhe nga gjykatat, bazuar në vetëidentifikimin e tyre maqedonas.

Komiteti merr parasysh shpjegimin e dhënë nga delegacioni i shtetit palë se të gjithë qytetarët e tij kanë të drejtën e vetëidentifikimit, duke përfshirë maqedonasit dhe pomakët. Megjithatë, Komiteti është i shqetësuar nga raportet se anëtarëve të grupeve minoritare maqedonase u ndalohet të ushtrojnë lirisht të drejtën e lirisë së tubimit dhe lirisë së asociimit, thuhet në raport, dhe u bën thirrje autoriteteve bullgare të zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Deri më tani, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë 16 aktgjykime në favor të shoqatave maqedonase në Bullgari. Por Sofja zyrtare nuk ka zbatuar asnjërën prej tyre deri më sot.

Komiteti rekomandon që Shteti Palë të marrë parasysh të gjitha mjetet e mundshme për të garantuar gëzimin efektiv të të drejtave të njeriut nga personat që u përkasin pakicave etnike, duke përfshirë grupet e pakicave maqedonase dhe pomake, duke përfshirë edhe zbatimin e vendimeve përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë të bëjnë me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lirinë e asociimit, thonë nga OKB-ja.

©Makedonium