NË SHQIPËRI NUK KA BULLGAR AS PARTI E DYTË MAQEDONASE SI BULLGARE. NË SHQIPËRI KA MAQEDONAS DHE NJË PARTI E VETME MAQEDONASE!

Aleanca Maqedonase për Integrim Europian kundërshton pohimet e Vangjel Dule, kryetar i Partisë për të Drejtat e Njeriut, i cili në konferencë e përbashkët për shtyp me Izeir Fetahu, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, e prezantoi këtë parti si “partia që mbron Bullgarët në Golloborde”.

Në Gollobordë nuk jetojnë Bullgarë, por Maqedonas etnik.

Partia për Prosperitet Demokratik deri dje prezantoheshe në opinionin maqedonas, si partia e dytë maqedonase në Shqiperi, dhe sot prezantohet si një parti bullgare.

Kjo parti nuk është as “bullgare” as “maqedonase”, sepse ajo është formuar në vitin 1991 si një parti qytetare dhe partitë në baza etnike jane lejuar me ligj vetëm që nga viti 2004.

Na vjen keq që Partia për të Drejtat e Njeriut, është kthyer ne një instrument i shtetit grek dhe bullgare kundër Maqedonasve në Shqipëri.