Në Shtip u mbajt ekspozita “Maqedonasit në Shqipëri – Identitet, traditë, kulturë”

Në Shtip, Maqedoni u mbajt ekspozita e Vasil Sterjovski “Maqedonasit në Shqipëri – Identitet, traditë, kulturë”.

Ekspozita përmbante dokumente nga arkivat e SHBA-së, të Australisë, të Francës, të Italisë, të Argjentinës dhe të Shqipërisë për veçantinë dhe identitetin e maqedonasve nga Shqipëria.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë miq nga Republika e Maqedonisë, aktivistë të maqedonasve nga Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Serbia, deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë si dhe përfaqësues nga shoqata të tjera maqedonase.

Ekspozita u organizua nga Shoqata maqedonase “Sonce” dhe Shoqata “Mirka Ginova“ nga Shtipi.

©Makedonium