AMIE kërkoi nga INSTATI edhe në Prespë të zgjatet periudha e censusit

Partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, ka dorëzuar sot një kërkesë pranë Institutit të Statistikave, INSTAT, për vazhdimin e regjistrimit të popullsisë në Bashkinë Pustec.

“Kemi paraqitur kërkesë në INSTAT sepse një pjesë e mirë e banorëve janë punëtorë sezonalë në Maqedoni dhe Greqi, për këtë arsye ende nuk janë kontaktuar nga anketuesit. Shpresojmë në një përgjigje pozitive, që do të thotë se edhe Bashkia Pustec do të mbulohet nga periudha e zgjatur e aktiviteteve të regjistrimit.”, tha për mediat, nënkryetari i partisë, Eftim Mitrevski.

INSTAT bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se regjistrimi i popullsisë dhe familjeve, i cili duhej të përfundonte në datën 30 të këtij muaji, vazhdon deri më 15 nëntor, pasi rreth 3 për qind e zonave, kryesisht malore, në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk janë ende të regjistruara.

Ky operacion domethënës statistikor filloi zyrtarisht më 18 shtator dhe të dhënat e mbledhura në terren do të përpunohen, analizohen dhe publikohen në formën e statistikave zyrtare në qershor 2024.

Formulari i regjistrimit përmban 100 pyetje, dhe vetëm tre prej tyre, përkatësia etnike dhe fetare dhe gjuha amtare janë fakultative.

Ky është regjistrimi i 12-të i popullsisë në historinë e Shqipërisë. I pari u zhvillua në vitin 1923, dhe i fundit në 2011.

©Makedonium