FETAHU: NË GOLLOBORDË JETOJNË MAQEDONAS KRENAR

Unë jam maqedonas krenar! Nuk kam turp dhe as fshihem! E kam thënë publikisht dhe qartë dhe po e them akoma. Prindërit tanë na e kanë rrënjosur këtë, dhe ne e përcjellim atë amanet brez pas brezi si shenjtëri, tha për gazetën maqedonase “Ilinden”, Fatri Fetahu, ekonomist i diplomuar, banor i fshatit Trebishtë zona e Gollobordës.

Fatri Fetahu është aktivist i njohur për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri dhe kryetar i degës së Gollobordës të shoqatës maqedonase “Ilinden” nga Tirana.

Fatri Fetahu, në emër të banorëve të zonës së Gollobordës thotë se është “koha t’u themi mjaft provokimeve dhe presioneve të qeverisë në Sofje dhe të mos kërkojnë komb dhe popull atje ku nuk ka bullgarë!”

– I bëjmë thirrje Bullgarisë që të mos abuzojë me pozitën e vështirë ekonomike të rajonit të banuar nga maqedonas të pastër etnikë. Kjo nuk i takon një vendi që është anëtar i Bashkimit Evropian! Ata shpërndajnë pasaporta dhe shantazhojnë maqedonasit që të regjistrohen si bullgarë. E pyesim Bullgarinë se çfarë do të ndante dhe me çfarë do të shantazhonte nëse Shqipëria apo Maqedonia do të ishin tashmë anëtare të Bashkimit Europian? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Sofia nuk do të kishte asgjë për të ofruar, thekson i indinjuar Fatri Fetahu.

– Jo vetëm unë, por të gjithë e konfirmojmë se jemi maqedonas, – thotë me krenari Fatri Fettahu.

– Ne kemi qenë maqedonas, jemi maqedonas dhe do të mbetemi vetëm maqedonas, – tha Fatri Fetahu në emër të banorëve të zonës së Gollobordës.

Deri në rënien e regjimit totalitar, në 22 vendbanime në zonën e Golobërdës, popullsia numëronte mbi 35 mijë maqedonas të të dy konfesioneve, ortodoksë dhe myslimanë, megjithëse maqedonasit nuk u ndanë asnjëherë për arsye fetare. Thjesht thonë se janë maqedonas, vetëm maqedonas dhe asgjë veç maqedonas. Në zonën e Gollobordës ka një përqindje shumë të vogël shqiptarësh. Për shkak të migrimit, sot në zonën e Gollobordës ka më pak se 10 mijë banorë.