Grupi folklorik maqedonas “Prespa” performoi para pjesëmarrësve të Procesit të Berlinit

Pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit, i cili u zhvillua në Tiranë, patën mundësinë të ndiqnin një program kulturor-artistik, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike të pakicave kombëtare në Shqipëri.

Në mesin e pjesëmarrësve performoi edhe grupi folklorik maqedonas “Prespa” nga Bashkia Pustec.

Në këtë eveniment të rëndësishëm performuam me valle maqedonase dhe u pritëm mirë nga të gjithë pjesëmarrësit. Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që të performonim para përfaqësuesve të lartë evropianë, tha Lazi Stojani, kreu i grupit.

Mbështetje logjistike për performancën e grupit folklorik maqedonas “Prespa” siguroi Bashkia Pustec.

©Makedonium