Në lidhje me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, i cili fillon më 18 shtator dhe do të realizohet për gjashtë javët e ardhshme, Ministria e Punëve të Jashtme inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri që të shprehin lirshëm përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe religjioze në përputhje me rregullativën ligjore dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri.
Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, diçka që njëjtë sikur edhe te ne, paraqet trashëgimi të çmuar autentike, politike dhe kulturore.
Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojalë të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t’i lejojë ata të shprehin lirshëm identitetin e tyre, duke konfirmuar përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, religjioze dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende me marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera edhe për çështjet identitare.
Vazhdojmë të angazhohemi aktivisht në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë në të kaluarën.
©Makedonium