MAQEDONASIT NË PANAIRIN E MINORITETEVE NË FIER

Shoqata maqedonase “Sonce”, në Fier, mori pjesë në aktivitetin “Ruajtja dhe promovimi i kulturës dhe origjinës së pakicave kombëtare përmes artit dhe artizanatit”.

Në këtë aktivitet shoqata maqedonase “Sonce” u prezantua me stendën e saj me vizatime të kostumeve maqedonase dhe unaza (art në miniatur) me personalitete botërore, të punuara në allçi, nga artisti Genci Kadriu, maqedonas me origjinë nga zona e Gollobordës dhe me banim në Fier si dhe me material promovues për zonën e Prespës dhe kulturës maqedonase në Shqipëri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ruajtja dhe promovimi i kulturës dhe origjinës së pakicave kombëtare përmes artit dhe artizanatit” me mbështetjen nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në Shqipëri dhe zbatohet nga shoqata Voice of Roma in Albania.

Nëpërmjet këtij Panairi synohet të promovohen vlerat artistike dhe kulturore të pakicave kombëtare në Shqipëri nëpërmjet punimeve artistike dhe artizanale si dhe përcillet mesazhi i bashkëjetesës ndërmjet pakicave dhe vlerat e përbashkëta të kulturës dhe traditës.

©Makedonium