KËSHILLI I KOMUNËS PUSTEC VENDOSË PËR KTHIMIN E EMRAVE MAQEDONAS TË FSHATRAVE NË KOMUNËN E PUSTECIT

Ligji i Kuvendit të Shqipërisë të 18 marsit 2013, me te cilin u kthye emri maqedonas i komunës Pustec hapi rrugën për Këshillin e komunes të Pustecit ti kthej emrat e fshatrave që jane ndryshuar në vitin 1973 nga Parlamenti komuniste të Shqipërisë.

Од гласањето во Советот на општина Пустец

Од гласањето во Советот на општина Пустец

Këshilli i komunës së Pustecit në mbledhjen e tij të datës 15 prill 2013 vendosi të kthehen emrat maqedonase të fshatrave në Prespë, në komunën e Pustecit.

Këtë vendim, brenda 10 ditëve duhet ta miratojë Prefektura e Korçës.

Me këtë vendim kthehen toponimet e mëposhtme maqedonase të fshatrave në komunen e Pustecit:

Zaroshkë – Zrnosko

Lajthizë – Leska

Djellas – Shulin

Gollomboç – Glloboçeni

Kallamas – Tuminec

Goricë e Madhe – Gorna Gorica

Goricë e Vogël – Dolna Gorica

Kryetari i komunës Pustec, Edmond Themelko per gazetën Makedonium tha se nga tani e tutje të gjitha fshatrat në komunën e Pustecit do të quhen me emrat e vjetër maqedonas dhe padrejtësia e shkaktuar nga sistemi komunist është korrigjuar.

“Tani presim vetëm që Prefektura e Korçës formalisht ta miratoj vendimin e Këshillit të komunës Pustec”. – tha Themelko për gazetën Makedonium. (Makedonium)

<