Në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili funksionon në kuadër të Universitetit më të vjetër në Tiranë, ambasadori maqedonas Markovski mbajti një ligjëratë para profesorëve dhe studentëve me temë: “Marrëdhëniet maqedono-shqiptare, e tashmja dhe perspektiva”.
Dëgjuesit u njoftuan për marrëdhëniet aktuale politike, si dhe për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin kulturor, arsimor dhe ekonomik.
Qasja interaktive lejoi pyetje dhe komente interesante nga nxënësit.
Ligjërata është pjesë e përpjekjeve të Ambasadës maqedonase për rivitalizimin e katedrës së gjuhës maqedonase, për të cilën Ambasadori Markovski organizoi takim me dekanen e Fakultetit, Prof. Dr. Esmeralda Kromida me drejtoren e Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë dhe kulturë maqedonase, Prof. Dr. Vesna Mojsova- Çepishevska gjatë muajit maj.
Pas Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Universiteti i Tiranës është institucioni i dytë i arsimit të lartë ku do të mësohet maqedonishtja dhe është në kuadër të politikave të qeverisë – Ministrisë së Kulturës për përhapjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase.
©Makedonium