Ministri Krenar Loga u takua me Stojko Stojkov, bashkëkryetar i OMO Ilinden Pirin

Ministri i Drejtësisë i së Maqedonisë Krenar Loga dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq takuan bashkëkryetarin e OMO ILINDEN PIRIN, profesor Stojko Stojkov.

Takimi u organizua me iniciativën e ministrit Loga. Tema ishte pozita juridike e komunitetit maqedonas në Bullgari dhe moszbatimi nga ana e Bullgarisë i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ministri premtoi se problemin e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në favor të maqedonasve në Bullgari do ta shtrojë para institucioneve përkatëse evropiane.

Bashkëkryetari Stojkov e njohu ministrin me problemet e komunitetin maqedonas në Bullgari, diskriminimin ndaj të cilit i nënshtrohet dhe ritheksoi qëndrimin e organizatave maqedonase në Bullgari për reciprocitet në të drejtat e pakicave bullgare dhe maqedonase.

Takimi ishte i mbushur me diskutime kuptimplote dhe vazhdoi për gati një orë. Është hera e parë që Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë fton një përfaqësues të komunitetit maqedonas në Bullgari. Me këtë z. Loga vazhdon traditën e mirë të nisur nga ambasadori Abdurrahman Aliti në Sofje.

OMO ILINDEN PIRIN shpreh shpresën se më shumë ministra maqedonas do të ndjekin shembullin e ministrit maqedonas Loga.

©Makedonium