Sterjovski vizitoi Mitropolinë e Korçës me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i së vetmes parti të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, ka vizituar selinë e Mitropolisë në Korçë, ku është pritur nga Mitropoliti i Korçës Imzot Joani.

– Në Mitropolin e Korçës isha në pritjen tradicionale me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit – Pashkët. Mitropolitit Imzot Joanit i urova festën dhe i urova shëndet, gëzim, paqe dhe harmoni, njoftoi Sterjovski për MIA-n.

Në emër të tij dhe në emër të partisë dhe maqedonasve, ai ka dërguar një mesazh urimi për besimtarët që festojnë festën, duke i uruar shumë shëndet, dashuri dhe lumturi.

– Mitropolitit të Korçës i përcolla se besimtarët maqedonas në Shqipëri me padurim presin vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve kanunore ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë (KASH) dhe Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), për të cilën Mitropoliti Joan u përgjigj se Sinodi i Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e përshëndeti vendimin e Patriarkanës Ekumenike për kthimin e KOM-OA në unitetin kanonik të kishave ortodokse dhe së shpejti pritet që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë të njohë Kishën Ortodokse Maqedonase, shtoi Sterjovski.

Në këtë kontekst, theksoi ai, i sugjerova Mitropolitit Joan që vendosja e marrëdhënieve kanunore mes kishës shqiptare dhe maqedonase të shënohet me një liturgji të përbashkët në zonën e Prespës, Bashkia Pustec së bashku me Mitropolitin e Prespës-Pellagonisë Imzot Petar ose me tjetër mitropolit nga KOM-OA.

– Me Mitropolitin Imzot Joanin biseduam edhe për situatën me besimtarët maqedonas dhe objektet fetare në Prespë dhe të vetmit manastir në këtë zonë, manastirin e “Shën Marnës” në Tuminec, ku me bekimin e Mitropolitit Joan dhe donacione nga maqedonasit nga Kanadaja, ka filluar ndërtimi i kambanores, tha ai.

Në pritjen, Sterjovski ishte i shoqëruar nga Niko Andon, anëtar i Këshillit Drejtues të AMIE-së.

©Makedonium