Shkëmbimi i ideve për kandidaturën e përbashkët të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës ‘Baseni Ohër – Prespë’

Në Ohër, në Hotel Millenium, nga  dt 4-8 mars 2013 u mbajt një seminar pesë-ditor, me qëllimin për të ndarë idetë dhe propozimet e projektit në lidhje me përdorimin e burimeve natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit-Prespës drejt emërimit të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës ‘Baseni Ohër – Prespë’ brenda Programit të UNESCO-s ‘Njeriu dhe Biosfera’ (MAB).

Seminari ishte i hapur për të gjithë aktorët që ishin të interesuar për të kontribuar në krijimin dhe promovimin e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës. Ai u ndoq nga zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punëve të Jashtme të vendeve në fjalë; zyrtarë të qeverisjes vendore të komunave të përfshira në Basenin Ohër – Prespë (Ohër, Strugë, Resnjë, Pogradec, Komunat i Buçimas, Liqenas, Progër, Cerrava, Dardhas, Udenisht, Vreshtas, Pojan), përfaqësues të Parqeve Kombëtare; Anëtarët e OJQ-ve që janë aktive në çështjet e mbuluara nga seminari; përfaqësues nga institucionet arsimore dhe kërkimore; prodhuesit vendorë dhe sektori ekonomik, media, ekspertë dhe gazetarë.

Gjatë seminarit pjesëmarrësit e grupeve të ndryshme të interesit u njohën me konceptin e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës, sic është zhvilluar brenda Programit MAB të UNESCO-s dhe zbatueshmëria e tij në rajonin e Basenit të Ohrit-Prespës; 5 tema të ndryshme ishin propozuar dhe që u diskutuan në një sekuencë të përditshme: (1) mediat dhe komunikimi; (2) mbrojtja e mjedisit; (3) valorizimi i produktit lokal; (4) turizëm; dhe (5) edukimi dhe shkenca. Çdo pjesëmarrës ishte I  ftuar për të paraqitur shkurtimisht nismat e veta dhe projektet e tij / saj, në mënyrë që të kontribuojnë në hartimin e planit të menaxhimit TBR.

 

Z. Dejan Panovski, përfaqësues i Maqedonisë nga Sekretariati bilateral për pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit, tha: “Për ne është shumë e rëndësishme për të krijuar një rrjet në të gjitha fazat ekzistuese të mbrojtjes së Basenit të Ohrit-Prespës, të përdorim të gjitha mekanizmat për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe të hyjmë në procesin e valorizimi te këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse ne duam të unifikojmë Basenin e Ohrit-Prespes nën kapelën e UNESCOs, për ta shpallur atë si një Rezervë të Biosferës dhe për ta bërë atë një destinacion turistik unik dhe me interesa të përbashkëta për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë”, -tha Panovski.

 

Z. Arian Meroli, përfaqësues i Shqipërisë në Sekretariatin Bilateral për pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit përshëndeti të pranishmit dhe tha se ky seminar mblodhi së bashku rreth 200 pjesëmarrës duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare dhe aktorëve të tjerë dhe përvojat që do të paraqiten dhe propozohen nga pjesëmarrësit do të merren në konsideratë për hapat e ardhshëm për të shpallur këtë rajon si një Rezervë Ndërkufitare.

Biosferat rezervate kanë për qëllim ballancimin e nevojës për të mbrojtur vlerat e biodiversitetit, nevojën për një jetë më të mirë për të gjithë banorët, tha z.Wolfgang Fremut lider i projektit: “Biosfera rezervate ndërkufitare Prespa – Mbështetje për Parkun Kombëtar Prespa në Shqipëri.

Propozimi per implementimin e konceptit Rezerve e Biosferes ne rajonin e Ohrit-Prespës daton hershëm tek një projekt të përbashkët për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit e cila ka çuar tek një marrëveshjeje dypalëshe midis Shqipërisë dhe Maqedonisë nënshkruar në 2004, në të cilën krijimi i një Rezerve Ndërkufitare të Biosferës për pellgun ujëmbledhës Ohër – Prespë është përcaktuar. Si rezultat i aktiviteteve dhe përpjekjeve për mbrojtjen e përbashkët dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe serisë së takimeve të palëve të interesuara të realizuara nga ana e Sekretariatit dypalësh për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit me mbështetjen e Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nëpërmjet Bankës Gjermane për Rindërtim (KFW ) në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare për Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Zyrës së UNESCOs në Venecia, një mbështetje e gjerë e komuniteteve të interesuara dhe zonave të mbrojtura në rajonet e vendeve fqinje është arritur. Këto çojnë në Deklaratën e përbashkët të angazhimit për krijimin e një Rezerve Ndërkufitare të Biosferës ‘Baseni Ohër-Prespë’ në kuadër të Programit MAB të UNESCO-s, e nënshkruar nga dy Ministrat e Mjedisit dhe drejtuesit e Parqeve Kombëtare në tetor 2012.

Deklerata e nënshkruar e angazhimit dhe mbështetja e marrë nga UNESCO mundësojnë vazhdimin e iniciativës dhe fillimin e procesit të nominimit, i cili përfshinë informacionin e iniciativës dhe fillimin e procesit të nominimit, i cili përfshinë informacion dhe fushatë pjesmarjeje të gjerë dhe përgatitjen e formularit të kandidimit të përbashkët i cili është planifikuar të dorëzohet në selinë e UNESCO-së në Paris, në fund të muajit shtator, 2013. (Makedonium)