FESTA E 20- të TÈ DIONISIT – PERFORMANCÈ TÈ FAMILJES MEMISHAJ NGA GORA

Në Bibliotekën “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup për të 20-në herë u mbajtën Festat e Dionist. Në manifestimin dy-ditor morrën pjesë shkrimtarë, muzikant, grupe dhe shoqata kulturore dhe artistike, anëtar të pakicës maqedonase në Bullgari, Greqi dhe Shqipëri.

 

Ngjarja, e cila u mbajt më 1 dhe 2 mars 2013, nën organizim të Qendrës Kulturore SKRB DHE UTEHA TIHA ka për qellim stimulimin e krijimtarin e Maqedonasve në rajon.

“Festat e Dionisit kanë për qëllim ti paraqesin publikut, gjithë atë që do të thotë festimin e kulturës maqedonase, pa urrejtje apo mohuar kulturën e vendeve fqinje, për shkak se një pjesë të Maqedonasve tanë, ka që shkruajnë në gjuhën shqipe, bullgare, greke dhe ende mbeten pjesë te kulturës maqedonase”, tha për gazetën Makedonium organizatori i kësaj ngjarje tradicionale Tihomir Stojanovski nga Qendra Kulturore SKRB DHE UTEHA TIHA.

Në manifestim përvec performancës së grupeve folklorike nga Maqedonia e Egjeut (Greqi) dhe nga Maqedonia e Pirinit (Bullgari), përpara vizitorëve të pranishëm me kengë tradicionale maqedonase performoi familja Memishaj nga zona e Gorës të Shqipërisë. (Makedonium)