Papa Françesku mori mirënjohje nga Ivanov dhe Shkolla për Liderë të Rinj

Ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë nga viti 2009 deri në vitin 2019, dr. Gjorge Ivanov, mori pjesë në audiencën e përgjithshme të Papa Françeskut, që u mbajt në sheshin e Shën. Pjetrit në Vatikan.

Shkak për vizitën në Vatikan dhe prezencën e audiencës, njoftuan nga Kabineti i Ivanovit, ishte ndarja e çmimit “Udhëheqësi moral i së sotmes” Shenjtërisë së tij Papa Françeskut nga Shkolla për liderë të rinj të Presidentit Ivanov.

Vitin e kaluar, gjatë Shkollës së 13-të për Liderë të Rinj të Presidentit Ivanov e cila u mbajt në periudhën 16-30.09.2022 me temën “Udhëheqja morale”, Shkolla për Liderë të Rinj vendosi që t’i japë mirënjohje Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, për udhëheqës moral i së sotmes.

Pas përfundimit të Shkollës së 13-të për Liderë të Rinj, me iniciativë të Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë, u dakordua që më 29 mars 2023 të marrë pjesë në audiencën e përgjithshme të Papa Françeskut dhe t’i dorëzohet mirënjohja personalisht nga Presidenti Ivanov, Shenjtërisë së Tij.

– Papa Françesku e falënderoi Presidentin Ivanov për mirënjohjen dhe theksoi se ende i ka të freskëta përshtypjet dhe pritja e tij e përzemërt gjatë vizitës në Maqedoni të organizuar nga presidenti Ivanov. Në të njëjtën kohë, Papa Françesku dërgoi përshëndetje për Maqedoninë dhe popullit maqedonas, thuhet në njoftim.

Së bashki me presidentin Ivanov dhe kabinetin e tij ishin edhe peshkopi Kiro Stojanov nga Kisha Katolike në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësues të Asociacionit Alumni të Shkollës ISLAA, si dhe miq dhe përkrahës të Shkollës për Liderë të Rinj.

©Makedonium