Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Komuniteti maqedonas është një vlerë e shtuar në mozaikun e vlerave të hapësirave tona

Partia Socialiste (PS) ka shpallur emrat e kandidatëve për kryetar bashkie me të cilët do të garojë në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj të këtij viti.

Në një deklaratë për mediat në Tiranë, koordinatori politik i partisë për Qarkun e Korçës dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi prezantoi kandidatët për kryetarë bashkish në bashkitë e këtij qarku dhe zyrtarizoi aleancën e përbashkët me partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).

– Në Pustec kemi një bashki të vogël por të rëndësishme sepse është komunë minoritare, një komunitet, minoriteti maqedonase, jeton dhe punon atje. Ata janë një komunitet që është një vlerë e shtuar në mozaikun e vlerave kulturore, historike, etnografike dhe gjuhësore të hapësirave tona, tha Peleshi.

Ai shtoi se për bashkinë e Pustecit është konfirmuar kandidatura e kryetarit aktual Pali Kolefski si kandidat i përbashkët i PS dhe AMIE.

– Atje jemi në partneritet, në aleancë me partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian. Pali Kolefski do të kandidojë sërish si kandidat i Partisë Socialiste, por sigurisht i mbështetur në bashkëpunim me partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian. Së bashku shkojmë për një fitore të sigurt, tha Peleshi.

©Makedonium