UDHËKRYQI I LOTËVE
Po shkrin pika e fundit
e puth faqen e ftohtë
puthje e ngrohtë me zemër të ftohtë.
Loti rrëshqet deri në fund
dhe avullon pas gurit të akullt.
Nga ana tjetër
nga ana e magjisë,
dëgjohet zëri
i diçkaje të pazakontë.
Lulja është magjike
mbetën duke qarë
sytë e kaltër.
Fundi është i trishtë
e trishtimi i padurueshëm.
Ku fshihet vallë forca
Vetëm zemra jote e di.
Po shkrin pika e fundit,
thith edhe njëherë
nga deti i kaltër i syve.
Burimi po thahet
sytë digjen
qaje moj nënë
as lotë më nuk ka
nga të dalin.
THËRRIMET E DASHURISË
Largohesh pa përshendetur,i zemëruar
shtiresh sikur më urren
por thellë në zemër më shumë
më dashuron.
Po, e sigurtë jam për këtë,
ta shoh në shkëlqimin
e syve të tu.
E lexoj në buzët e tua
që papushim thonë këtë fjalë.
Jam e paaritshme tani për ty,
e vetme dhe e paharruar.
Parreshtur më shikon
dhe qetë psherëtin.
Jam e vetmja mes shumë
vajza që ti i ke pasur,
që ty të roberoi zemrën
dhe të bëri për herë të parë
të ndjehesh i dashuruar.
Të largoj nga vehtja,
pas teje i mbledh thërrimet
e dashurisë sime e tënde.
Për ty psherëtij,
mbledh petalet e trëndafilit të këputur
e kursesi nuk mundem e nuk dua
lotët t’i fshij.
Ato janë për ty,
ato janë për thërrimet e dashurisë,
që dua të harroj.
Dola SHKËMBI
Dollna Gorica, Prespë