NE MAQEDONASIT NUK KEMI AQ SHUME TELASHE NGA TURQIT SA NGA SERBËT, BULLGARËT DHE GREKËT

Në letrën e tij të datës 22 qershor 1891 drejtuar Igumenit Dionisij, Mitropoliti i Shkupit Teodosij Golloganov shkruante: “Ne, maqedonasit, nuk kemi aq telashe nga turqit, sa nga serbët, bullgarët dhe grekët, të cilët, si shqiponjat mbi kërma, u turën mbi vendin tonë shumë të vuajtur dhe duan ta copëtojnë!”

Mitropoliti i Shkupit Teodosij Gologanov lindi më 7 janar 1846 në fshatin Trlis të Dramës, pjesë e Maqedonisë të Egjeut dhe vdiq më 1 shkurt 1926 në Sofje të Bullgarisë. Emri i tij laik ishte Vasil Gologanov. Shkrim-leximin e parë e mori nga i ati, At Ilia.

Në vitin 1860 Vasilin e dërguan në manastirin “Shën Jovan Preteça” në Sersko. Katër vjet pasi hyri në manastir, Teodosi u shugurua hieromonk nga Mitropoliti Prokopi në 1864 dhe u emërua igumeni i një manastiri të vogël afër Srezit. Po atë vit vazhdoi shkollimin në gjimnazin klasik në Ser.

Në vitin 1865, Teodosi u përfshi aktivisht në lëvizjen kombëtare duke luftuar për hapjen e shkollave dhe zëvendësimin e greqishtes me gjuhën kishtare-sllave gjatë shërbesave fetare.

Teodosij Gologanov është një figurë kombëtare maqedonase, mitropolit, avokat për restaurimin e kryepeshkopatës së Ohrit dhe krijimin e shtetit kombëtar maqedonas.

©Makedonium