Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se kanë vjedhur kishën e Shën Vasilit në fshatin Leska, në zonën e Prespës.
Sipas policisë, në pranga janë vendosur shtetasit R.L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë vjedhur një shumë parash në kishën e Shën Vasilit në fshatin Leska, në zonën e Prespës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
©Makedonium