Delegacion i AMIE homazhe për Goce Dellçev

Për nder të përkujtimit të 151 vjetorit të lindjes së apostullit të lëvizjes revolucionare maqedonase Goce Dellçev, delegacioni i partisë së vetme të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) vendosi lule të freskëta dhe u përkul para varrit të Goce Dellçevit në kishën “Shën. Spas” në Shkup, Maqedoni.

Delegacion i AMIE para varrit të Goce Dellçev

Goce Dellçev është një nga heronjtë më të shquar kombëtar maqedonas dhe luftëtarët për Maqedoni të pavarur dhe të lirë. Është anëtar i Organizatës Revolucionare Maqedonase, ideolog, organizator dhe udhëheqës i lëvizjes revolucionare nacionalçlirimtare maqedonase në fund të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Përveçse revolucionar, ai ishte edhe një taktik dhe politikan i madh që fliste shumë mençuri me të cilën e prezantoi ideologjinë maqedonase dhe të ardhmen.

Veçojmë disa nga mençuritë që ka thënë Dellçevi.

“Puna dhe këmbëngulja, kjo është forca, me ndihmën e së cilës njeriu bëhet më i madhi në çdo nismë”.

“Puna e çlirimit të një populli është para së gjithash punë e tij, e dorës së tij”.

“A mund të ketë vend tjetër për një maqedonas, përveç Maqedonisë? A ka komb më të pakënaqur se maqedonasit? Dhe a ka fushë më të gjerë për punë diku se në Maqedoni?”.

“Organizata e brendshme kërkon jo vetëm t’i japë armë popullit, por edhe t’i thyejë shpirtin skllavëror.”

“Unë e kuptoj botën si një fushë për konkurrencë kulturore midis kombeve.”

“Ne po luftojmë për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur me të drejta të gjera për popullatën e varfër.”

“Çlirimi i Maqedonisë fshihet në kryengritjen e brendshme. Kushdo që mendon ndryshe për çlirimin e Maqedonisë, gënjen veten dhe të tjerët”.

“Maqedonia ka interesat e veta dhe politikën e saj, ato janë të të gjithë maqedonasve. Ai që dëshiron të punojë për bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë, Greqinë apo Serbinë, mund të konsiderohet bullgar, grek apo serb i mirë, por jo për maqedonas i mirë”.

©Makedonium