Heshtjе e institucioneve shqiptare për kërkesën e Maqedonasve të Trebishtit, Gollobordë për mësimin e gjuhës maqedonase

Edhe pse kanë kaluar 20 ditë nga peticionin e Maqedonasve të Тrebishtit, Gollobordë me të cilën kërkojnë mësimin e gjuhës maqedonase, asnjë nga institucionet përkatëse nuk iu përgjigjën kërkesës së Maqedonasve të Gollobordës.

Nën nismën e shoqatës maqedonase “MOST” nga Golloborda” u mblodhen 45 firma nga prindërit e fëmijëve të cilët ndjekin shkollën nëntvjecare “10 dëshmorët” në Trebisht, Komuna Trebisht, Gollobordë.

Këto firma bashkë me kërkesën e shoqatës maqedonase “MOST” në 11 janar 2013 u dërguan në Zyrën Arsimore Bulqizë, e cila është përgjegjëse për arsimin në Gollobordë, në Drejtorinë Rajonale Arsimore në Peshkopi si dhe në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Pas heshtjes së institucioneve kompetente, shoqata maqedonase “MOST” në emër të 45 prindërve dërgoi një leter tek qeverinë shqiptare, Ministirinë e Arsimit dhe të Shkencës, Komitetin shtetëror i minoriteteve, Kominsionerin kundër diskriminimit, Avokatin e Popullit, Ambasaden e BE-së dhe OSBE-së në Shqipëri, si dhe ambasadat e Maqedonisë, SHBA-së, Romanisë dhe Serbisë në Shqipëri.

Në letrën e shoqatës maqedonase “MOST” thuhet:

Më 11 janar 2013 shoqata “MOST” në emër të 45 prindërve të f.Trebisht, Komuna Trebisht dërgoi një peticion në Zyrën Arsimore Bulqizë, Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër si dhe Ministrinë e Arsimit dhe te Shkences, ku me këtë peticion prindërit e f.Trebisht kerkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën maqedonase në procesin mësimor në shkollën nëntvjecare “10 dëshmoret” në f.Trebisht, Komuna Trebisht.

 

Ndonëse kanë kaluar 20 ditë nga kërkesa tonë, asnjë nga institucionet përkatëse nuk në ka kthyer asnjë përgjigje.

 

Kërkojmë nga ana tuaj që të ndërhyni dhe të ndihmoni fëmijet tanë në f.Trebisht, Komuna Trebisht ta mësojnë gjuhën maqedonase në procesin mësimor.

 

Ky peticion të prindërve mbështetet në bazë të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, Ligjin për Sisitemin Arsimor Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, Konventën Kuadër për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve, kushtin që i është vënë Shqipërisë për plotësimin e rekomandimit të 11 të Komisionit Europian për respektimin e të drejtave te minoriteteve, për marjen e statusit të vendit kandidat për antarsimin në BE, si dhe konventat dhe ligje të tjera që shteti jonë ka nënshkruar për të drejat e njëriut dhe minoririteteve.

Gjuha amëtare që flitet në Trebisht të Gollobordës është gjuha maqedonase, fëmijët deri në moshën 7 vjecare nuk e flasin gjuhën shqipe dhe atë fillojnë ta mësojnë në shkollë”-thuhet në letrën e shoqatës maqedonase “MOST”

 

Kryetari i shoqatës maqedonase “MOST” Besnik Hasani për gazetën Makedonium thotë se nuk është i befasur nga heshtja e institucioneve shqiptare, por Maqedonasit në Gollobordë nuk do të heqin dorë nga këtë kërkesë e tyre legjitime që femijët e tyre të mësojnë gjuhën amëtare maqedonase. (Makedonium)