Simpkins: Më shumë të drejta dhe trajtim më të mirë të Maqedonasve në Shqipëri

Nga vizita e Simpkins në Pustec, Prespë

Nga vizita e Simpkins në Pustec, Prespë

Lluk Simpkins i cili me 13 janar 2013 vizitoi Komunën e Pustecit (Liqenasit), ku u takua me përfaqësues të partisë maqedonase në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrim europian, i dergoi një letër ambasadorit të BE-së në Shqiperi. Ne letrën e cila është e dërguar më 29 janar 2013 thuhet:

“Miratimi i ligjeve evropiane për mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri, pikërisht për minoritetet nuk do të thonë asgjë sepse ata ende nuk realizohen nga ana e shtetit. BE-ja duhet më afër ta shqyrtojë trajtimin e Maqedonasve dhe minoriteteve të tjera, posaçërisht me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor” thekson në letër  Lluk Simpkins.

– Duket se politika “ose asimilim ose braktisjen e Shqiperisë” bëhet pjesë e politikës zyrtare të qeverisë në Shqipëri. Komunat ku nuk jetojnë Shqiptarët marrin vetëm një pjesë e mbeshtetjes financiare në krahësim me komunat etnike shqiptare, thotë Simpkins.

– Në letër ai shkruan edhe për rritjen e popullaritetit të partisë nacioanliste, Aleanca Kuq e Zi, mbështetës e së cilës shkaktuan incidente serioze në komunën e Pustecit. Sipas tij, rritja e nacionalizmit në vend mund të rezultojë me presion të mëtejshëm mbi minoritet, dhe  trajton edhe Censusin e kryer në Shqipëri.

– Përvec se popullsia përballet me kercënimet nga ana e anëtarve të kësaj parti, kamë vënë re se mënyra se si u zhvillua Censusi ishte me shume gabime që krijon dyshime serioze rreth vërtetësisë së të dhënave mbi numrin e minoriteteve në Shqipëri”- thuhet në letër.
Lluk Simpkins në letrën e tij adresuar ambasadorit të BE-së në Shqipëri, thote se është në pritje që t’i dëgjojë qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje.

Luk Simkins gjatë  vizitës së tij më 13 janar 2013 në komunën e Pustecit në Shqipëri, në intervistën e tij e dhënë për gazetën Makedonium theksoi se:Me shqetëson e ardhmja e Maqedonasve në Shqipëri. Ata janë qytetar loajal, por janë nën presionin e nacionalizmit i cili është në rritje në Shqipëri. Bashkimi Europian duhet ta monitorojë nga afer situatën në Shqipëri dhe të mbrohen të drejtat dhe sigurinë e minoritetit maqedonas dhe minoriteteve të tjera” – tha Lluk Simpkins për gazetën Makedonium.

Gjithashtu për gazetën Makedonium Simpkins theksoi se me të kthyer në Australi në parlamentin australian do të mbajë një  fjalim ku do kërkojë respektimin i të drejtave të minoritetit maqedonas në Shqipëri dhe njohjen e tyre në tërë teritorinë e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën e tyre të arsimohen në gjyhën amëtare. Dhe këtë fjalim do ta dërgojë tek qeveria shqiptare. (Makedonium)