Nga PAVLI BOGDAN NIKOLLA
Disa autor librash në Shqipëri për Gollobordën midis të tjerave kanë shkruar për arsimin në karhinë dhe për atë në f.Vërnicë.
Dikush shkruan se thuhet që në Vërnicë ka patur një shkollë në gjuhën maqedonase që duhet të verifikohet, një tjetër thotë ka patur por është braktisur nga vetë banorët etj. Unë nuk i di arsyet e këtyre shkrimeve dhe as nuk dëshiroj të polemizoj me autoret. Por si bir i atij fshati dëshiroj të hedh dritë mbi këto shkolla dhe të shuaj amendësimet mbi to.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se në Vërnicë të Gollobordës është hapur du herë shkollë në gjuhën maqedonase. Shkolla e parë është hapur në vitet e Luftës së Parë Botërore. Mësues nëe këte shkollë ka qënë Sofreni nga f.Galicnik i cili ka qënë me një dorë. Siljan Marku ka qënë nxënës i kësaj shkolle dhe ai më ka treguar për mësues Sofreni. Mësimi zhvillohej në kishë e cila e financonte këtë shkollë. Nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin: Silko Marku, Postol Drushku, Pandil Boga, Boris Nikolla, Done Nikolla, Torpe e Tase Nina, etj. Në vitet e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore shkolla u mbyll.
Pas mbylljes së kësaj shkolle në Vërnicë nuk bëhej mësim në asnjë gjuhe deri në vitin 1935 ku u hap shkolla në gjuhën shqipe.
Kur unë fillova shkollën fillore në vitin 1943-1944, mësuese ishte Paulina Prendushi nga Shkodra. Unë me bashkëmoshëtarët e mi Sllavko Nina dhe të ndjerët: Petko Mazniku e Teofil Nikolla si dhe të tjerë para nesh nuk dinim asnjë fjalë shqip dhe mësuesja e kishte shumë të vështirë të kominikonte e të na kuptonte. Me qellim që të na nxiste të mësonim shqip sa me shpejtë, ajo zgjodhi një mënyrë origjinale, por të sikletshme për ne. Në një copë dërrase vizitoi një gomar dhe poshtë tij shkroi diciturën “unë jam gomar”. Sa herë që të na dëgjonte të flisnim maqedonisht e varte në shpinën tonë “gomarin” e ne qanim nga turpi se me ne talleshin të rriturit.
Pas vitit 1944, kur vendi u clirua nga okupatorët dhe marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë ishin mjaft të mira dhe meqë në Vërnicë më parë kishte pasur shkollë në gjuhën maqedonase, u kërkua që të rihapej shkolla. Kërkesa u miratua nga të dyja qeveritë. Në vitin 1945 në Vërnicë u hap sërish shkolla në gjuhën maqedonase. Mësues ishin Millan e Zhivko Markoski nga fshati Modric dhe Evgeni Koliqev nga fshati Drenok (dy fshatra që i përkasin Maqedonisë), në kufi me Trebishtin Celebin.
Në këtë shkollë mësonin Teofil Nikolla, Petko Mazniku, motra ime e dashur Sofia Mazniku, Nedan Mazniku (Nikolla), Neda Marku, Donika Marku, Qiro Nikolla, Malina Marku, Koco Boga, Slavko Nina, Slavko Mazniku, Koco Mazniku, Ollga Marku, Ligor Mazniku, Dushan Marku etj.
Gjatë kësaj periudhe dy herë në javë mësonim gjuhën shqipe. Nga mësuesit maqedonas do të kujtoja Evgeni Koliqev i rreptë dhe kërkues, por që respektohej për impenjimin e tij në mësimdhënie dhe argëtimin e nxënësve. Gjente kohë dhe me violinën e tij na mësonte këngë të ndryshme per fëmijë në gjuhën maqedonase, si dhe lojra të ndryshme. Më kujtohen disa kenge.
“Ja posedif lubenica “Unë mbolla bostan
Po kraj voda studenica Pranë ujit të ftohtë
Se nauqi tetka Dola, U mësua teze Dola
mi ukradi troja kolla me vodhi tri qerre
E povardif tetka Dola E ruajta teze Dolën
E odnesov pravo doma “. Dhe e cova në shtëpi”.
Dhe cdo strofë shoqërohej nga refreni:
“Seno sllama zob, zob, zob” “Bar, kashte, tagji, tagji…”
Ose kënga e 1 Majit
“Kako vesell songev izgrev “Si shndrit dielli
Kako tallaz nis morinja Si dallgët neper detë
Leta pèrvomajska pesma Fluturon kènga e 1 Majit
Nis nashata tatkovina Nëpër Atdheun tonë
Pejet gradovi, pejet sella Këndojnë qytetet, këndojnë fshatrat
I ratajot tivko peat Edhe bujku ngadalë këndon
Da zhivee pervi maj. Te rrojë 1 Maji”.
Ose vjersha për dimrin dhe erën
“Nadvor sillen veter vea “Jashtè ere e fortë
A nash Dime sal se smea Dimoja yne vetëm qesh
Vetre vetre shto si llud Erë, erë që je e marrë
Ne me pllashish ti so stud Nuk më tremb ti me të ftohtë
Nadvor sillen veter kosi Jashtë era e fortë po kosit
Dime topllo pallto nosi Dimoja pallto të ngrohtë mban
Vetre vetre shto si llud Erë, erë që je e marrë
Ne me pllashish ti so stud”. Nuk më tremb ti me të ftohtë“.
Të gjitha këto sot pas 60 vjetësh i kujtoj me kënaqesi ashtu si e kujtoj me respekt mësues Evgeniun.
Shkolla në gjuhën maqedonase në Vërnicë, u mbyll kur u prishën marrëdhëniet e Shqipërisë me ish-Jugosllavinë në vitin 1948. Madje shtrati i mësuesit mbeti në shkollë, sepse pas mbylljes së kufirit, nuk kalonte më njeri.
Pas mbylljes së kësaj shkolle në vitin 1948-1949 e në vazhdim në Vërnica shkolla ka qënë në gjuhën shqipe. (Makedonium)
treba tie sto se so islamska da se bore zaedno so drugite koi se hristijani da se obedine so makedonija,oti e vistina nas del od makeodnija od albanija hiiiiiiii,jas sam od islamska turiska ama sam po rod makedonec sakal sam tie sto se od albanska islamska zaednica da da ponjde po mene za da se udre vrz albanija za vrakanje na makedonskite delovi od albanija i kosovo vo makedonija.
Kaq i mencur ky Borce? Ne cdo vend jep mendime.
Lum ne qe e kemi.