Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) i ka dërguar një shkres Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ku kërkon përdorimin e termit maqedonas për komunitetin maqedonas në Shqipëri.
Në shkresën e AMIE-së drejtuar Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thuhet:
– Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka miratur një program të veçant edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi të zgjedhësve – pjesëtar të pakicave kombëtare për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023. Më 14 janar 2023 në faqen Tuaj të fejzbukut keni njoftuar për këtë program dhe në posterin në gjuhën maqedonase, komuniteti maqedonas figuron si “pakica kombëtare e Maqedonisë së Veriut”. Kjo është një fyerje e rëndë për pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri dhe kërkojmë të korigjoni postimin Tuaj dhe posterin për komunitetin maqedonas dhe Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në të gjithë publikimet, fletpalosjet dhe posterat për komunitetin maqedonas të përdor termin pakicë kombëtare maqedonase ashtu siç jemi të njojtur zyrtarsiht në Shqipëri, thuhet në shkresën e AMIE-së.
Krahas Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkresa iu dërgua edhe Avokatit të Popullit, Erinda Balanca dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.
©Makedonium