Mesazh urimi me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindjet ka dërguar partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).
– Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) uron të gjithë maqedonasit ortodoksë për festën e madhe të krishtere – Krishtlindjet, me urimet më të mira për shëndet dhe jetë, paqe e dashuri, lumturi, gëzim dhe mirëqenie, thuhet në urimin e AMIE-së!
Në atë theksohet se Krishtlindja është festa më e madhe e krishterë, festë e dritës, shpresës dhe shpëtimit.
– Të çmojmë vlerat familjare të popullit maqedonas dhe t’u japim dashuri të pakushtëzuar të afërmit tanë. Qoftë e gëzuar festa edhe për shumë vite. Krishti lindi, thuhet ndër të tjera në urimin e AMIE-së.
©Makedonium