Sterjovski në pritjen e Krishtlindjeve në Mitropolinë e Korçës

Kryetari i partisë, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), Vasil Sterjovski ishte në selinë e Mitropolisë së Korçë ku u prit nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joanin.

– Në Mitropolin e Korçës isha në pritjen tradicionale me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, e cila festohet sipas kalendarit gregorian. Mitropolitin e Korçës Imzot Joanin i urova festën dhe i urova shëndet, gëzim, lumturi, mirëqenie dhe harmoni, informoi Sterjovski.

Në emër të tij dhe në emër të partisë dhe maqedonasve, Sterjovski u ka dërguar një urim besimtarëve që e festojnë festën sipas kalendarit gregorian, duke i uruar Krishtlindjet e gëzuara dhe të bekuara.

©Makedonium