Me shqetëson e ardhmja e Maqedonasve në Shqipëri. Ata janë qytetar loajal, por janë nën presionin e nacionalizmit i cili është në rritje në Shqipëri. Bashkimi Europian duhet ta monitorojë nga afer situatën në Shqipëri dhe të mbrohen të drejtat dhe sigurinë e minoritetit maqedonas dhe minoriteteve të tjera” – tha Lluk Simpkins deputet në parlamentin australian për gazetën Makedonium.
Deputeti australian Lluk Simpkins në 13 janar 2013 vizitoi komunën e Pustecit, Prespë ku realizoi një takim me Edmond Themelko, kryetar i komunës Pustec dhe kryetar i Aleancës maqedonase për integrim europian dhe përfaqësues të Aleancës maqedonase për integrim europian nga Prespa, Golloborda dhe Gora. Në takim mori pjesë edhe Vele Trpevski ambasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë.
Takimi u përqëndrua mbi statusin dhe të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri. Përfaqesuesit e Aleancës Maqedonase për integrim europain e njohën deputetin Lluk Simpkins se Maqedonasit në Shqipëri zyrtarishtë njihen vetëm në zonën e Prespës dhe në f.Vërnik në Zonën e Devollit, ndërsa nuk njihen Maqedonasit që jetojnë në zonën e Gollobordës dhe të Gorës, si dhe në disa qytete të Shqipersë, me reagimin e partisë Aleanca e maqedonasve për integrim europian rreth rezultateve zyrtare të regjistrimit, se ato rezultate nuk i njeh minoriteti maqedonas si dhe minoritetet e tjera, sepse nuk paqyrojnë strukturën reale etnike të popullsisë në Shqipëri, për rritjen e nacionalizmit në Shqiperi dhe ndërhyrjen e partisë nacioanalisë Aleanca Kuqezi në Prespë, për nismën e fundit e shoqatës maqedonase “MOST” e cila dorëzoi një peticion në emër të 45 prindërve nga f.Trebishti i Gollobordës të cilët me peticion kerkojnë mësimin e gjuhës maqedonase për fëmijet e tyre në shkollën “10 dëshmorët” në f.Trebisht të Gollobordës etj.
Gjithashtu, përfaqësuesit e partisë Alenaca e maqedonasve për integrim europain kërkuan nga Lluk Simpkins të lobojë për njohjen e Maqedonise me emrin e saj kushtetues nga Australia, sepse ky emër është i lidhur jo vetëm me Republikën e Maqedonisë por edhe me të gjithë Maqedonsitë kudo qe ata jetojnë.
Deputeti Lluk Simpkins nga ana e tij tha se ai ishte i lumtur qe e vizitoi komunën e Pustecit dhe falenderoi për pritjen dhe për ardhjen e përfaqesuesit të Maqedonasve nga rajone të ndryshme të Shqiperisë.
“Unë jamë i shqetësuar se si po rrjedhin ngjarjet në Shqipëri me rritjen e nacionalizmin dhe mosrespektimin i të drjetave të Maqedonasve dhe pakicave të tjera në Shqipëri. Shqipëria ka standarte të dyfishta përsa i përket respektimit i të drejtave të minoriteteve. Dëshiron të flas për të drejtat e Shqiptarëve në vëndet e tjera, por nga ana tjetër vetë nuk respekton të drejtat e minoriteteve”- tha Lluk Simpkins.
Ai Maqedonasve në Shqipëri i premtoi se kur do të kthehet në Australi do të mbajë një fjalim në parlamentin Australian, ku do të kërkojë respektimin dhe njohjen e Maqedonasve nga shteti shqiptar dhe të kenë të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre maqedonase në shkollat në Shqipëri dhe atë fjalim do ta dërgojë tek qeverinë shqiptare.
“Udhëtimi im dje nga Shkupi në Ohër ishte shumë interesant. Kishte fshtra dhe qytete ku flamuri shqiptar ishte shvaqur qartë. Unë jam vetë patriot, por ajo është shumë e papëlqyeshme për mua. Sipas meje, në Maqedoni ka separatist, të cilët duke shfaqur flamurin në atë mënyrë, pa flamurin maqedonas, tregojnë tendenca të tilla. Unë jam i inkurajuar nga menyra se si Maqedonsit në Shqipëri kërkojnë të drejtat e tyre, por nuk janë të interesuar të shkëputen nga Shqipëria”- tha Simpkins.
Lluk Simpkins është deputet në Dhomën e ulët të Asamblesë Federale të Australisë nga radhët e partisë Liberale që është në opozitë dhe njëri nga mbështetësit australian më të mëdhënj të Maqedonasve.
Gazeta Makedonium arriti ta pyes disa pyetje z.Lluk Simpkins.
Makedonium: – Z.Simpkins sot ju vizituat Komunën e Pustecit ku zhvilluat një takim me përfaqësusit e Maqedonasve në Shqipëri, cilat janë përshtypjet tuaja?
Une sot u kënaqa me vizitën time në Komunën e Pustecit (Liqenasit) ku zhvillova një takim me kryetarin Edmond Themelko dhe me perfaqësues të shquar të komunitetit maqedonas nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe pata mundësine të njihesha me problemet me të cilen hasët komuniteti maqedonas në Shqipëri. Gjithashtu, vizitova edhe kishën e “Shën Arhangel dhe Mihail” në Pustec. Une jamë i inpresionuar nga tradita maqedonase këtu në Prespë. Pavarsishtë nga të gjitha presionet në të shkuarën, Maqedonasit kane arritur ti ruajnë zakonet dhe traditat maqedonase.
Makedonium: – Sipas jush cilat janë problemet me të cilat përballen Maqedonasit në Shqiperi?
Nga biseda që pata me përfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri u informova se problemet kryesore të tyre janë se Maqedonasit në Shqipëri nuk janë të njohur në të gjithë teritorinë e Shqipërisë dhe nuk kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare, përvec në zonën e Prespës. Gjithashtu, problem është edhe mosinvestimi nga shteti shqiptar në zonat ku ata jetojnë, qe kontribon në emigrimin e tyre nga këto zona.
Më shqetëson e ardhmja e Maqedonasve në Shqipëri. Ata janë qytetar loajal, por janë nën presionin e nacionalizmit i cili është në rritje në Shqipëri. Si do të afrohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ashtu mendoj se do të mprehet retorika nacionaliste dhe presioni ndaj minoritetin maqedonas dhe minoritetet e tjera.
Bashkimi Europian duhet ta monitorojë nga afër situatën në Shqipëri dhe të mbrohen të drejtat dhe sigurinë e e minoritetit maqedonas dhe minoriteteve te tjera
Makedonium: – Në takimin me perfaqësuesit e Maqedonasve në Shqipëri u zotuat për mbeshtetjen e Maqedonasve në Shqipëri.
Po, i premtova se me të kthyer në Australi në parlamentin australian do të mbajë një fjalim ku do kërkojë respektimin i të drejtave të minoritetit maqedonas në Shqipëri dhe njohjen e tyre në tërë teritorinë e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën e tyre të arsimohen në gjyhën amëtare. Dhe këtë fjalim do ta dërgojë tek qeverinë shqiptare. Shqipëria nuk duhet të trembet nga Maqedonasit dhe minoritetet e tjera dhe nga multietniciteti dhe multikulturizmi sepse minoritetet duhen parë si pasuri të vëndit dhe urë lidhëse me shtetet fqinje. (Makedonium)
Falenderojme deputetn SIMKINS per vleresimin real te gjendjes se Pakices Kombetare Maqedonase ne Shqiperi. Eshte e vertete se ka dy standarte ne trajtimin e pakicave. Po ngrihet zeri ne qiell per trajtimin e Shqiptareve ne shtetet fqinje, nderohe nuk behet asgje per MAQEDONASIT ne Shqiperi.
Shqiptaret kohet e fundit flasin per albanofobi.Por vete kane antipati pathollogjike ndaj maqedonasve, kjo me teper manifestohet ne Korcen e “kultures”.Maqedonasit ne Shqiperi vazhdimisht kane vuajtur nga shqiptaret.Le te mos harojme trajtimi i goricareve ne kohen e zogut, deri ne perzenjen nga trojet e tyre te 100 familjeve te fshatit Gorice ne vitin 1932. Per kete genocid nuk eshte kerkuar falje dhe nuk eshte pranuar te ngrihet nje memorial perkujtimor ne shenje te vuajtjeve, loteve te derdhur, raprazaljeve te shumta qe filluar nga viti 1925, vit kur Prespa kaloj ne administrim shqiptar deri ne vitin 1932.
Si trajtohen maqedonasit ne Korce apo ne qytetet e tjera> Edhe ato pak vende qe janee ne Prespe ne dogane(police apo punonjes te tjere) duhet te vijne shqiptare, se ata na qenkan me te besuar dhe te pa koruptuar.Sot nje maqedonas ne Tirane e gjetke nuk mund te siguroj nje vend pune ne shtet se ata qe i kane ne dore keto pune jane shqiptare ,te cilet jane te predispozuar te regullojne njerezit e tyre deri ne kusherinjt te shtate.
Kohet e fundit po fryn nje ere nacionalizmi te eger e perzjere me mllef antiorthodoks qe po nuk u frenua nuk dihet se cfare perfundim do kete.Gjithshtu, kjo perkrahet edhe nga disa pseudoanaliste e gazetare te tipit Kim Mehmeti qe Cfryhet ne televizionet shqiptare dhe as vet nuk e di cfare kerkon nga maqedonasit, kur e dijme te gjithe se ata jane turqeli dhe ne radhe te pare te emacipojne veten dhe famijlet e tyre dhe perkrah me maqedonasit te kerkojne integrimin e vendit.
toa sto kazal pratenikot ne vazi,oti dvete drzavi se slozile deka nema makedonsko malcinstvo vo albanija.